Tërmet prej 5,2 ballë në Irakun perëndimor

Tërmet prej 5,2 ballë në Irakun perëndimor

Tërmet me intensitet prej 5,2 ballë sipas shkallës Rihter sot është regjistruar në Iranin perëndimor, në afërsi të kufirit me Irakun.

 

Siç kumtoi Qendra sizmike iraniane, dridhja ka qenë në thellësi prej 10 kilometra me epiqendër në afërsi të qytetit Sumar në provincën Kermanshah, 690 kilometra në jugperëndim të Teheranit.

Tani për tani nuk ka informata për viktima dhe dëme materiale të shkaktuara nga tërmeti në këtë rajon të populluar.

Pas dridhjes së parë, në rajonin e njëjtë janë regjistruar edhe dy dridhje me fuqi prej 4,9 dhe 4,4 ballë sipas shkallës Rihter.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.