Stoltenberg në takim me Donald Trampin në Shtëpinë e Bardhë

Stoltenberg në takim me Donald Trampin në Shtëpinë e Bardhë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltemberg sot do të takohet me presidentin amerikan Donald Tramp në Shtëpinë e Bardhë në prag të kremtimit lidhur me 70-vjetorit të Aleancës. Është paraparë që Stoltenberg të mbajë fjalim para Kongresit amerikan.

Takimi me Trampin mbahet drejtpërdrejt para takimit më 3 dhe 4 prill në Uashington të ministrave të punëve të jashtme të 29-të anëtareve të NATO-s dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut do të flasin për Rusinë, Afganistanin dhe luftën kundër terrorizmit.

Stoltenberg paralajmëroi fjalim në emër të Aleancës në pjesën e parë të takimit.

Për Stoltenbergun nuk ka dyshim se NATO-ja ka mbështetje të plotë nga Trampi edhe krahas deklaratave të tij kontraverse dhe zërave se ai do të mund ta tërheqë SHBA-në nga Aleanca. Kohë më parë dy ish ambasadorë amerikanë në NATO kanë vlerësuar se administrata e Trampit është “kërcënim më i madh” për Aleancën. Sekretari i përgjithshëm, megjithatë, i ka hedhur poshtë akuzat e tilla.

Stoltenbergu theksoi se bindja e tij në përkushtimin e NATO-s është nxitur nga deklaratat e Trampit i cili disa herë ka deklaruar se mbështetja e SHBA-së mbetet e madhe, por edhe për atë që Aleanca gëzon mbështetje ndërpartiake te amerikanët.

Ai vlerësoi se është “e pamundur” të thuhet se SHBA-ja nuk është e përkushtuar në NATO, duke marrë parasysh investimet ushtarake dhe financiare të cilat po i bëjnë.

Trampi disa herë i ka kritikuar vendet anëtare të Aleancës për shkak të shkallës së ulët të cilën ata e ndajnë në buxhetet e tyre për mbrojtjen. Deri në vitin 2025 SHBA-ja pret që të gjitha vendet anëtare të ndahen dy për qind nga bruto prodhimi vendor. për NATO-n.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.