Mediumet greke për intervistën e Ciprasit për MIA-n dhe vizitën në Maqedoninë e Veriut

Mediumet greke për intervistën e Ciprasit për MIA-n dhe vizitën në Maqedoninë e Veriut

Në raportimet për udhëtimin e Aleksis Ciprasit në Maqedoninë Veriore mediumet greke theksin e vënë në delegacionin e madh me të cilin ai arriti në Shkup, numrin e madh të ministrave dhe biznesmenëve të cilët e shoqërojnë, porositë që i dërgoi përmes intervistës për MIA-n, por edhe në rëndësinë historike të vizitës, e para e një kryetari të një Qeverie greke, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Intervista e kryeministrit grek, Aleksis Cipras për MIA-n, dje ishte ndër temat kryesore në Greqi, së bashku me vizitën e sotme në Maqedoninë e Veriut.

Edicionet elektronike të mediumeve, duke e transmetuar intervistën ekskluzive të Ciprasit, theksin e vënë në skenën politike, në pyetjen e MIA-s për kravatën nga Zaevi, por edhe në marrëveshjet që priten të nënshkruhen në Shkup.

“Cipras për MIA-n: Marrëvehsja e Prespës pati çmim politik”; “Kryeministri në Shkup – qëllimi është përforcimi i marrëdhënieve bilaterale”; “Cipras: Marrëveshja e Prespës, solli çmim politik”; “Cipras: Çka bëra me kravatën që ma dha Zaevi”; “Cipras me gjysmë qeverie në Shkup”; “Me katër marrëveshje Cipras sot në Shkup”; “Cipras- Maqedonisë së Veriut: Vizitë historike për ndërtimin e besimit të ndërsjelltë dhe bashkëpunimit”; “Cipras në Shkup me 120 biznesmenë dhe gjysmë qeverie”, janë disa nga titujt në edicionet onllajn të mediumeve greke.

“Kryeministri Aleksis Cipras për karakterizoi si historike vizitën e tij në Maqedoninë e Veriut, e para zyrtare e një kryeministri grek në Shkup, në intervistën e tij për agjencinë e lajmeve MIA nga vendi fqinj, ndërkaq duke iu drejtuar popullit të vendit fqinj dërgon porosi për ndërtim të besimit të ndërsjelltë”, shkruan agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, në fillim të tekstit me titull “Aleksis Cipras:Vizitë me rëndësi historike, e bazuar në vizion të ri strategjik për vendet tona”, tekst i marrë nga një numër i madh i mediumeve të tjera në Greqi.

Vizita e Ciprasit, së bashku me porositë që i dërgoi duke folur për MIA-n, u gjendën në një pjesë të ballinave të edicioneve të sotme të gazetave greke.

“Njëqind biznesmenë ‘e blejnë’ Shkupin” – është titulli qendror i gazetës “Etnos” për vizitën e Ciprasit në Maqedoninë e Veriut, me theks në 10 ministrat dhe 120 biznesmenët të cilët udhëtojnë me kryeministrin grek, si dhe në marrëveshjet që do të nënshkruhen.

Gazeta “Katimerini” publikoi se përveç përfaqësuesve të odave greke, në Shkup me Ciprasin arrijnë edhe drejtorë të kompanive të mëdha greke nga sfera të ndryshme.

Disa nga mediumet në Greqi, para së gjithash televizionet, në Shkup dërguan gazetarë të cilët do ta ndjekin prej afër vizitën e Ciprasit në Maqedoninë Veriore. Me lajmërime të drejtpërdrejta, si për edicionet e mbrëmshme qendrore të lajmeve, ashtu edhe në emisionet informative të mëngjesit raportojnë për agjendën e takimeve dhe aktiviteteve të Ciprasit në Shkup, por edhe sqarojnë përse bëhet fjalë për takim historik.

Në edicionet e mbrëmshme qendrore të lajmeve në televizionet greke, edhe pse temë qendrore dhe kryesore ishin zgjedhjet në Turqi, megjithatë përmes lajmërimeve drejtpërdrejtë nga Shkupi i transmetuan porositë e Ciprasit, agjendën e takimeve dhe temat për të cilat do të bisedohet.

Televizioni shtetëror grek ERT drejtpërdrejtë e transmetoi arritjen e Ciprasit në aeroportin e Shkupit, si dhe pritjen para Qeverisë, ndërkaq është paraparë t’i transmetojë edhe aktivitetet e tjera të kryeministrit grek gjatë vizitës së parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Sipas mediumeve greke, së bashku me Ciprasin, ministrat dhe biznesmenët, në Shkup arrin edhe partnerja e tij Beti Bazana, e cila do të ketë program të posaçëm me bashkëshorten e kryeministrit Zaev, Zorica Zaeva.

 

Please publish modules in offcanvas position.