Partia e Erdoganit do të kërkojë rivotim të zgjedhjeve për prefekt të Stambollit

Partia e Erdoganit do të kërkojë rivotim të zgjedhjeve për prefekt të Stambollit

Partia qeveritare turke e drejtësisë dhe zhvillimit (AKP) të shefit të shtetit Rexhep Taip Erdogan paralajmëroi se do të kërkojë rivotim të zgjedhjeve për prefekt të Stambollit, për shkak të gjoja parregullsive gjatë votimit më 31 mars, njofton DPA.

 

“Do të kërkojmë rivotim të zgjedhjeve në Stamboll. Ka pasur incidente të cilat kanë ndikuar në rezultate e zgjedhjeve. Kemi shumë dëshmi për këtë”, deklaroi nënkryetari i AKP-së, Ali Ihsan Javuz.

Ai theksoi se ligji u mundëson partive të kërkojnë rivotim në rast të parregullsive që mund të ndikojnë në rezultatet nga zgjedhjet.

Paralajmërimi i AKP-së vijoi pasi Komisioni i lartë zgjedhor e refuzoi kërkesën paraprake të partisë për rinumërimin e të gjitha votave në 31 qarqe të Stambollit.

Erdogan dje deklaroi se dallimi në numrin e votave që i fituan dy kandidatët kryesorë në Stamboll është shumë i vogël që të mund opozita të shpall fitore dhe se partia e tij kërkon numërim të sërishëm të të gjitha vendvotimeve, gjegjësisht në të gjitha 39 qarqet në Stamboll.

Rezultatet e para të javës së kaluar nga zgjedhjet lokale të mbajtura më 31 mars treguan fitore të ngushtë të Partisë turke republikane popullore kryesore opozitare.

Please publish modules in offcanvas position.