Tusk: Britania e Madhe nuk guxon të trajtohet si vend i kategorisë së dytë

Tusk: Britania e Madhe nuk guxon të trajtohet si vend i kategorisë së dytë

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk ka informuar deputetët evropian për situatën me Bregzitin pas Samitit të javës së kaluar ku liderët kanë miratuar anulimin e daljes britanike nga BE deri më 31 tetor.

 

Tusk ka siguruar eurodeputetët se miratimi i prolongimit të daljes britanike është punë e mirë pasi e ulë presionin nga pasiguria në Bregzit të mundshëm pa marrëveshje dhe i lë hapësirë të mjaftueshme britanikëve të gjejnë kompromis në plan të brendshëm.

Megjithatë ai ka përsëritur se për Marrëveshjen për tërheqje të kyçur mes Britanisë së Madhe dhe 27 vendeve tjera anëtar të BE-së nuk mund të negociohet, por Unioni është i gatshëm të hap Deklaratën e përbashkët e cila e shoqëron Marrëveshjen për Bregzitin ku dhe vizatohen planet për partneritetin e ardhshëm mes dy palëve.

“Ata do të jenë anëtarë të Parlamentit Evropian me të gjitha të drejtat dhe obligimet”, ka thënë Tusk dhe ka kërkuar nga eurodeputetët të mos i trajtojnë kolegët e tyre britanik si “shtet anëtar të kategorisë së dytë”.

“Patjetër të vazhdojmë të përballemi me Bregzitin me shpirt të hapur dhe në mënyrë të civilizuar, pasi çka do që të ndodhë, na bashkon fat i përbashkët dhe duam të mbetemi miq dhe partnerë të afërt në të ardhmen”, ka thënë shefi i Këshillit Evropian.

Please publish modules in offcanvas position.