Në sulmet në Sri Lanka e kanë humbur jetën të paktën 290 njerëz

Në sulmet në Sri Lanka e kanë humbur jetën të paktën 290 njerëz

Të paktën 290 njerëz e kanë humbur jetën, ndërsa 500 janë plagosur në serinë e djeshme të sulmeve ndaj kishave dhe hoteleve në Sri Lanka, kumtuan autoritetet në mëngjesin e sotëm. Ata gjithashtu theksuan se janë arrestuar 24 persona të dyshuar për lidhje me sulmet.

 

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet që kanë ndodhur në festën e Pashkëve të katolikëve. Tetë shpërthime jehuan në kisha dhe hotele në Kolombo dhe në rrethinë.

Rreth 1,2 milionë katolikë jetojnë në Sri Lanka, e cila ka 21 milionë banorë. krishterët janë shtatë për qind, rreth 70 për qind janë budistë, 12 për qind janë hiduistë dhe 10 për qind janë myslimanë.