Deri në vitin 2050 në dete do të ketë më shumë plastikë sesa peshq

Deri në vitin 2050 në dete do të ketë më shumë plastikë sesa peshq

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara 30 për qind të peshqve tanimë janë helmuar me plastikë, ndërsa deri në vitin 2050 në dete do të ketë më shumë plastikë sesa peshq. Sipas vlerësimeve të Entit amerikan për Mbrojtje të Mjedisit Jetësor, konsumi botëror i qeseve plastike e ka arritur nivelin vjetor deri në 1.000 miliardë në copë.

 

Prej kësaj, për shkak të kostove të larta reciklojnë më pak se një për qind – më shtrenjtë është të recikolohet qesja plastike sesa të bëhet një e re.

Natyra e paguan tatimin më të lartë, për shkak se 99 për qind i ndotin detet, lumenjtë dhe liqenet, era i shpërndan nëpër tokë, kanalizimi i bart në ujëra.

Qeset plastike prodhohen nga politetileni, derivat nafte që shpërbëhet mijëra vite, ndërsa kimikatet helmuese hyjnë në tokë, liqene, lumenj dhe dete.

Dhjetëra mijëra balena, zogj dhe breshka për çdo vit vdesin për shkak të qeseve plastike në det.

Shumë vende në mbarë botën seriozisht e kanë kuptuar rrezikun e qeseve plastike, për shkak se një numër i madh i ndaloi ose i vendosi tatime për përdorimin e tyre.

Please publish modules in offcanvas position.