Plenkoviq: Do të bëjmë gjithçka që Maqedonia e Veriut të marrë datën në qershor

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, në një deklaratë për MIA-n thotë se Kroacia do të bëjë gjithçka që mundet që t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut që të marrë datën për negociata në qershor, informon korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

 

Plenkoviq, i cili dje pasdite ishte për vizitë në Bruksel, dhe vendi i të cilit e merr kryesimin me BE-në që nga viti i ardhshëm, përkujtoi se zgjerimi do të jetë lartë në agjendën e vendit të tij. Në pyetjen e MIA-s se a do të tentojë që në Këshillin e ardhshëm në qershor vendi i tij që t’i bindë vendet e tjera të cilat ende kanë rezerva për fillimin e negociatave, ai tha se vendi i tij shumë mirë e kupton se një hap para është shumë i rëndësishëm.

“Të gjithë miqtë tanë në atë që është Maqedonia e Veriut janë shumë të vetëdijshëm se sa e mbështesim rrugën e tyre evropiane”, tha Plenkoviq. Ai më tutje e shfrytëzoi rastin që të përkujtojë se Maqedonia e Veriut e filloi procesin evropian edhe para Kroacisë, në vitin 2000 në Zagreb.

“Për ata të cilët nuk i dinë hollësitë, duhet të theksohet se Maqedonia e lidhi marrëveshjen për stabilizim dhe asociim para Kroacisë, gjegjësisht ata e iniciuan këtë marrëveshje në margjinat e samitit në Zagreb para nëntëmbëdhjetë viteve”, përkujtoi kryeministri kroat.

Please publish modules in offcanvas position.