Zbulimi i Gjermanisë paralajmëroi për sulme të SHI-së në Evropë

Zbulimi gjerman paralajmëroi se organizata terroriste Shteti Islamik mund të organizojë sulme në Evropë. Drejtori i Shërbimit Federal për mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) Tomas Handelvang për herë të parë ishte nikoqir i simpoziumit të sivjetmë të shërbimit për zbulim të jashtëm në Berlin.

Handelvang tha se askush nuk duhet të jetë në hamendje për disfatën ushtarake të Shtetit Islamik në Siri.

Organizata vazhdon të veprojë ndërsa shembull për atë janë sulmet në Sri Lankë, ku jetën e humbën qindra persona.

“Vazhdon përhapja e propagandës nga mbështetësit e Shtetit Islamik dhe kjo propagandë bën thirrje për sulme ndaj caqeve të Perëndimit”, theksoi drejtori i BfV-së.

Në takimin e zbuluesve ishte përfshirë edhe tema për ekstremizmin ultradjathtist dhe ultramajtist.

“Ultradjathtistët i shfrytëzojnë disa probleme të caktuara që t’u afrohen qytetarëve të cilët nuk janë ithtarë të tyre dhe helmohen me atmosferën me propagandë dhe dezinformata”, deklaroi Hendelvang.

Protestat ksenofobike në Kemnic pas vdekjes së një gjermani janë shembull tipik, thotë shefi i BfV-së. Të dyshuar ishin në irakian dhe një sirian ndërsa protestat kanë zgjatur me ditë.

Please publish modules in offcanvas position.