Turqi: Arrestohet gruaja dhe vajza e akademikut tashmë të vdekur Turan Ozçer

Akdemiku Turan Ozçerit u arrestua pas 15 korrikut. Menjëherë pasi u fut në burg akademikun u sëmurë dhe nuk kishte asnjë lloj trajtimi adekuat. Në burg kushtet ishin shumë të vështira kurse trajtimi ishte sipërfaqësor. Kur shëndeti i tij u përkeqësua dhe si rezultat i presioneve të bëra në rrjetet sociale autoritete u detyruan ta lirojnë atë nga burgu.

Mirëpo pasi u lirua ai jetoi  vetëm 6 muaj dhe në muajin Shkurt të vitit 2018 ndërroi  jetë.  Mirëpo makthi i familjes akademike të  Ozçerit nuk mbaroi këtu. Policia edhe një herë trokiti në derën e shtëpisë këtë herë për ta arrestuar gruan e tij Esra Ozçer dhe vajzën e tij Senanur.  Sinan Ozçer, i cili kohë më parë luftonte për ta shpëtuar babën e tij tash nga rrjetet sociale kërkonte ndihmë për nënën dhe motrën e tij.  Sinan nga llogaria e tëitterit pyeti “ Çka duan  më shumë të përjetojmë ne nga ajo që e përjetuam me burgosjen e babait tonë dhe më pas vdekjen e tij”?.
si rezultat i  reagimeve të shumta në rrjete sociale mbrëmë nëna e Esra Ozçerit u lirua nga paraburgimi. Megjithatë policia nuk e liroi vajzën e saj pra studenten Senanur. Sinani këtë herë pyeti.  “ Motra ime në këtë kohë ka provime ne universitet, pse po e mbani në paraburgim? Çfarë mund të bënte një vajzë 19 vjeçare që kaq kohë të gjatë po e merrni  në pyetje”?

Sinani për lirimin e motrës së tij filloi një kampanjë në Tëitter me hashtak  #Senanuraozgurluk (liripërSena)

Një akademik kështu e dërguan në vdekje!

60515267 2252682704811102 1804705649590796288 n 9f901

Në një mëngjes të muajit korrik familja Ozcer, u zgjua nga gjumi me trokitjet e derës. Ata ishin policit që me urdhër të Prokurorit kishin ardhur për të arrestuar inxhinierin e kompjuterëve Ahmet Turan Ozçer. Ozçeri në paraburgim ishte në një objekt i cili ishte për dy persona mirëpo atij brenda ishin 15 veta. Pasi e mbaruan procesin gjyqësor ai u dërgua në burg  në Sarkarja,  ku atje shërbeu për shumë vite si profesor universitar.
Kontakti i tij i parë me familjen pasi që u fut ne burg ishte pas 18 ditëve  përmes një telefonate prej 10 minutave. Një muaj më vonë pa njoftuar askënd ia ndërruan burgun me arsyetim se ky burg ishte i mbushur.
Nëna e 4 fëmijëve që mbeti e vetmuar për një kohë të gjatë dhe shumë të vështirë  përjetoi ditë të zeza edhe në muaj në vazhdim. Ende pa kaluar një vit morri lajmin që burrin e saj e kishte prekur  kanceri dhe kishin filluar dhimbjet.  Me kalimin e kohës dhimbjet filluan të shtoheshin dhe ishin të pa përballueshme.  Pas presioneve që vinin nga opinioni  atë e dërguan në spitalin e burgut dhe  pas një muaj me shumë vështirësi e dërguan në spital ku edhe  filluan me mjekimin e kancerit, por ishte tepër vonë.  Ozçer u diagnostikua më në fund dhe u vendos të transferohej në Izmir. Për të zhvilluar këtë gjë u deshën 2-3 javë. Më në fund ai u operua me pranga në duar, Pra prangat akademikut nuk ju hoqën as gjatë kohës  sa ishte në spital. Përkundër sëmundjes dhe gjendjes ku ndodhej Ozçeri bashkëshortja e tij  nuk mundi të merr leje për ti qëndruar afër të paktën në spital. Me lejen e gjykatësit Prof.Dr.Ahmet Turan,  Onçer u lirua në shtëpi mirëpo ishte tepër vonë. Onceri vetëm pesë muaji jetoi pranë familjes së tij, por i prekur rëndë nga sëmundja  dhe në shkurt  të vitit 2018 ai ndërroi jetë.

Please publish modules in offcanvas position.