Në Turqi, më shumë se 700 fëmijë bashkë me nënat e tyre ndodhen në burg

Gruan që ishte në muajin e pestë të shtatzënisë e arrestuan, e zhveshën lakuriq, e torturuan dhe e detyruan të bëjë ulje-ngritje.


Mbrojtësi i drejtave të njeriut në Turqi dhe avokati Eren Keskin në një deklaratë në twitter deklaroi se në burg kishte takuar një grua  të cilën autoritetet turke e kishin arrestuar  gjatë hetimeve në lidhje me Lëvizjen Gylen. Gruaja në fjalë ishte në muajin e pestë të shtatzënisë, ata e kishin zhveshur lakuriq e kishin torturuar duke e detyruar të bëjë disa herë ulje - ngritje

Në Turqi janë të arrestuar mijëra  gra
Eren Keskin, deklaroi se  gruaja në fjalë  ishte  arrestuar  në kuadër të  hetimeve të Lëvizjes Gylen. Nga akuzat të  njëjta në Turqi, janë burgosur mbi 10 mijë gra të cilat dergjen në burgje të ndryshme të Turqisë.  Shumë gra që janë shtatzëne ndodhin në burgjet të Turqisë. Gratë e burgosura edhe pse janë shtatzëne ata edhe pas lindjes sërish i kthejnë në burg. Në këtë mënyrë, më shumë se 700 fëmijë janë burgosur me nënën e tyre në burgjet e Turqisë.  

Please publish modules in offcanvas position.