Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, numri i të burgosurve të cilit shprehin dëshirë për të shfrytëzuar literaturë dhe për të mbajtur mësim në burgje është 69.301. Në anën tjetër edhe këtë vit studentët festën e Fitër Bajramit, e kaluan në burg.
Studentet në burg nuk kanë librari, dhoma, kompjuterë dhe pajisje tjera të nevojshme për çdo të burgosur etj. Edhe pse kjo është në kundërshtim me Ligjin dhe Kushtetutën e Turqisë, autoritetet turke nuk u kanë siguruar kushte studentëve të paktën për të mësuar ose për të pasur një vend ku do të mund të siguronin libra.
Në 3 vitet e fundit numri i të burgosurve është rritur për 25 herë
Në maj të vitit 2013, numri i studentëve të burgosur ka qenë 2 mijë 2 776. Kjo shifër në vitin 2016 u rrit për 25 herë më më shumë. Nga numri i të burgosurve 33 mijë janë nxënës të shkollës mesme dhe të tjerët janë në ciklin deri diplomim dhe një numër i konsiderueshëm në master. Po ashtu 33 mijë e 268 janë student të cilit i kanë ndjekur mësimet e çrregullta. Në përgjithësi numri i studentëve, nxënësve dhe atyre që kana përfunduar studimet universitare dhe pas universitare që janë në burgjet e Turqisë, arrin në 69 mijë e 301.