Andrew Gardner: Erdogani ndërton burgje të reja për të burgosur gjysmë milion njerëz

Përfaqësuesi Ndërkombëtar i Amnesty International në Turqi,  Andreë Gardner, deklaroi se edhe përkundër refuzimit që bën presidenti turk  Erdogan  se në burgjet e Turqisë nuk ka tortura në realitet gjendja është pak më ndryshe.

Ai ka mohuar të ketë tortura, por sipas  Gardner  torturat që u bëhen të burgosurve janë në rritje e sipër.  Qëllimi i presidentit turk Erdogan është që të krijojë burgje për 500 mijë njerëz..
Përfaqësuesi Ndërkombëtar i Amnesty International në Turqi,  Andreë Gardner, këto  deklarata i bëri në  lidhje të arrestimeve pas grusht- shtetit të dështuar të vitit 2016.
Gardner,  vuri në dukje se më shumë se 100,000 njerëz janë arrestuar në 3 vjet të fundit. “ Çështja më e rëndësishme është se Ju nuk e dini se pse jeni të burgosur”.tha ai.

Postimet në rrjete sociale munden të jenë shkak për të futur në burg

Televizioni Gjerman ARD,  e cila nën pronësinë e tij ka portalin www.tagesschau.de në një intervistë të bëjë me Andreë Gardner, mes tjerash thuhet  “ Problemin më të madh Turqia e ka sepse nuk e din  pse gjithë ato njerëz i ka futur  në burgje dhe për çka akuzohen. Kjo mund të jetë gjithçka, mund të jetë një bisedë, mund të jetë shprehja e juve në ndonjë vend, në një mbledhje të ndonjë mitingu ose takim të OJQ-ve. Mund të jetë edhe publikimi i ndonjë artikulli të ndonjë gazetarit ose aktivistit. Këto janë disa prej shkaqeve që mundeni të burgosuni në Turqi, thjesht ju nuk e dini se pse jeni burgosur”.

Burgjet janë të stërmbushura    

Në burgjet e Turqisë në 3 vitet e fundit janë të arrestuar më shumë se 100 mijë njerëz, kurse burgjet janë të stërmbushura.  Gardner thotë që në Turqi për të futur në burg është shumë e lehtë mirëpo, dalja nga burgu është po aq e rëndë për arsye që hetimi mund të zgjasë disa vite. Ai po ashtu deklaroi që Erdogan po ndërton burgje të reja ku qëllimi i tij është ti fut 500,000 njerëz në burg.

Nuk ka mbetur besim në Gjykata

Në fillim të javës së kaluar Gjykata Evropiane të Drejtave të Njeriut kishte kërkuar një shpjegim me shkrim nga Ankara në lidhje me gjyqtarët dhe prokurorët e pushuar në Turqi.  Vlerësimet ne lidhje me këto suspendime në  tagesschau.com thuhet që kritikat  ndërkombëtare kundër gjykatës  gjithnjë e më shumë po rritne ndërkohë që autoritetet në Turqi nuk po marrin masa për të parandaluar suspendimin e prokurorëve dhe gjykatësve.

Qëllimi Erdoganit është burgosja e gjysëm milioni njerëz

Sipas lajmit që raportoj Karin Senz thotë që: “ Pavarësisht refuzimeve të Erdoganit që në burgje nuk ka tortura, sipas raporteve të fundit në burgjet tona tortura janë në rritje. Presidenti turk  në lidhje më burgjet flet  shumë rrallë dhe në  vend kësaj ai është duke ndërtuar burgje të reja. "Qëllimi i Erdoganit është të krijoj një vend  për të vënë prapa hekurave gjysmë milion njerëz" thuhet në raportin e tij.

Screenshot 2 1024x849 699da

Please publish modules in offcanvas position.