Turqia një shtet ku familja Erdogan mban pozitat më të larta shtetërore dhe private

Kemi përpiluar shumë detaje të hollësishme të panjohura rreth familjes të Presidentit Turk, Rexhep Tajip Erdogan.  Familja Erdogan në Turqi tashmë është shndërruar në një perandori pasi e gjithë familja mban pozita të larta shtetërore.

Duke filluar nga dhëndri, nipat, miqtë  të shkollës  e  deri tek shoferi i tij. Presidenti Erdogan shtetin e konsideron sikur të ishte pronë e tij, pasi në të gjitha postet kyçe janë të afërmit e tij familjar. Personi më i njohur i të afërmve të Erdoganit pa dyshim është dhëndri i tij Berat Albajrak. Presidenti  Erdogan më parë dhëndrin e tij emëroi ministër të Energjisë,  mandej dhëndrin e tij e bëri ministër të Financave ku çelësat e parave ja dorëzoj atij për të pasur nën kontroll të gjitha mjetet buxhetore. .

Një i afërm tjetër i Presidentit, i cili mënyrë shumë  të shpjet u ngjit në shkallët e karrierës, është djali i tezës se tij Rexhep Ali Er. Nipi ishte shumë me fat oasi atë e emëroi emëro drejtor i përgjithshëm i Kredive dhe konvikteve. Pos,  Rexhep Ali Er edhe vëlla i tij Ibrahim Er ishte me fat i cili karrierën e filloi si mësues pastaj për një kohë fare të shkurtër u  lartësuar deri në Gjykatën e Lartë.

Ali Erdogan,  rojtari i afërt i Erdoganit, është djali i xhaxhit të presidentit. Ali Erdogan, i cili ishte përfshirë në shumë skandale,  ishte përfshirë në përleshjen rrugore duke nxjerr edhe  armën , thuhet që ai dha dorëheqje dhe iu nënshtrua një trajtimi psikologjik dhe pastaj përsëri u kthye në detyrë.

Erdogan,  edhe Ministrin e Drejtësisë e zgjodhi nga të afërmit të tij. Në këtë post zgjodhi dhëndrin e krye këshilltarit të tij,  Sheref Malkoç  pra  Abdylhamit Gyl.    
Erdogan nuk i harroi edhe miqtë e familjes së tij. Mikun e shkollës së mesme Mehmet Muezinoglu e bërë ministër të shëndetësisë. Ndërsa shokun e ushtrisë dhe ish myfti Imran Kiliç e bëri deputet.

Shoferi i mëparshëm i Erdoganit,  Ahmet Hamdi Camin e bëri deputet, Çamli mori postin në zgjedhjet e një  Nëntorit.  Ky person është i njohur për llogaritë e tij  të rreme të ekspoziturave të hapura me emra të grave dhe deklaratave abuzive dhe utopike.

 Deputetja Selva Çam  edhe ajo është njëra prej tyre që hyri në parlament  nëpërmjet kuotës së të afërmve të Erdoganit. Buri i Selva Çam, është Serdar Çam i cili një kohë ishte këshilltar i afërm i presidentit pastaj Erdogani,  Serdar Çamin e emëroi kryetarë i TIKËS.

Figura e dytë më me ndikim në dhënien e posteve të afërmve është djali i presidentit Bilal Erdogan i cili shokun e klasës së mesme Ibrahim Eren e emërojë drejtor në Televizionin Shtetëror TRT. 

Ajshe Ergezen, zëvendëse e Ministrisë së Punës, shërbimeve sociale dhe familjes, u emërua në këtë post më ndihmën e vajzave të Erdoganit.

Ajshe Ergezen, Sumeje Bajraktar dhe Esra Bajraktar  së bashku ishin në kryesinë e Fondacioneve të afërta të Erdoganit, respektivisht fondacionit  “KADEM” dhe “TURGEV”.

Në anën tjetër presidenti Erdogan, të afërmit e tij të cilët nuk mundi tu jep postin e ministrit ose deputetit i bëri delegat të partisë AKP.  E bija e vjehrrit të Sümeyye Bayraktar Özdemir Bayraktar dhe babai i dhëndrit Berat Albayrak, Sadık Albayrak dhe vëllai i tij Serhat Albayrak janë midis delegatëve të AKP-së. Fëmijet e Erdoganit Bilal dhe Sumeje, kudo që udhëtojnë i mirëpresin si ministra.  

Edhe  në solemnitete ose hapjet më të vogla të degëve të fondacioneve “Turgev” dhe “Kadem”  të pranishëm strukturat më të larta të shtetit. Bilal Erdogan ndoshta nuk është një ministër i mirë po ka privilegje me shumë se një ministër i zakonshëm.  Ai, njihet edhe si ministër i arsimit nën hije.  Bilal Erdogan shpall publikisht projekte të disa shkollave të rëndësishme përpara se këtë procedurë ta bëjë Ministria e Arsimit. Bilal Erdogan, i cili mund të ndërhyjë drejtpërdrejt në programin mësimor insistoi që mësimi edukim fizik të mos të hiqet nga programi.

Për hapjen e shkollave të muzikës djali i presidentit kishte publikuar opinion. Drejtor i përgjithshëm i Shkollave private të ministrisë së arsimit Jelkençi të asaj periudhe  tha se shpalljet e projekteve nga ana e  Bilal Erdoganit janë të panjohura për ne sepse neve nga këto projekte nuk kemi informata.

Dhe Zonja e parë Emine Erdogan, të afërmit e saj i ka emëruar në shumë biznes forume duke tentuar kështu të mbajë kontrollin  e plotë edhe ndaj biznes forumeve. Në kohën e fundit ajo ndërhyri në zgjedhjet e Odës Ekonomike të Ankarasë, ku kandidati ishte djali i kryetarit të mëparshëm të Ankarasë Osman Gokçek, ndërsa kundër kandidat ishte i afërmi familjarë i Emine Erdogan Gursel Baran i cili edhe u zgjodh në krye të Odës Ekonomike të Ankarasë.

Please publish modules in offcanvas position.