Turqi: Kryetarit të Sadet Partisë Karamollaoglu, nuk i jepet pasaportë për shkak të lidhjeve me “terrorizmin”

Kryetari aktual i partisë  Sadet,  Temel Karamollaoglu, deklaroi se autoritetet turke nuk i kanë dhënë pasaportën me arsyetimin se gjoja unë paskam lidhje me terrorizimin, duke me mohuar të drejtën e posedimit të pasaportës.

I ftuar në televizionin Halk TV, Karamollaoglu deklaroi se. Pas zgjedhjeve të 24 qershorit të vitit të  kaluar shkova për të bëjë ndërrimin e pasaportës për arsye që tash deputetëve u jepet pasaportë e gjelbër, ndërsa për deputetët e pensionuar vlen e njëjta pasaportë, por me ndryshimin se ajo pasaportë tashmë është diplomatike. Shkova për ta bëjë këtë procedurë pra të dorëzimit dhe marrjes së pasaportës së re, nëpunësi që ishte aty me një ton të mërzitur me tha që Juve nuk mundemi të ju japim pasaportë. E pyeta, përse çfarë ndodhi ? Më tha se afër emrit apo më mirë me thënë në listën tek emri Juaj është shënuar fjala terror dhe kjo pamundëson dhënien e pasaportës së re. E pyeta se pse kështu e kanë shënuar deklaroi Karamollaoglu ? Për këtë gjë ne nuk jemi të informuar ishte përgjigja e tij. Sikur unë jam 1701 mijë njerëz. Keni frikë Zotit, sepse  kaq poshtë një njeri nuk mundet të bie.  Më vonë 10-15 ditë pas këtij incidenti këtë fjalën terror e hoqën nga lista, mirëpo pse këtë fjalë fillimisht e vendosën dhe më vonë sërish e hoqën ne  ende nuk kemi informata.  Shteti në këtë mënyrë nuk qeveriset.  Këtë e shpjegoj  pas një vitit mirëpo kjo është një skandal i vërtet.

Please publish modules in offcanvas position.