Tortura ndaj ish-diplomatëve turk ka hyrë në agjendën e medieve botërore

Tortura çnjerëzore e policisë së Ankarasë kundër ish- diplomatëve të Ministrisë se punëve të jashtme të Turqisë, tashmë hyri edhe në agjendën e medieve botërore. Fox News ka raportuar për torturat që policia ka kryer ndaj ish diplomatëve. 

Në Anakara për punëtorët e ministrisë së punëve të jashtme  respektivisht për 249 ish diplomat është lëshuar  flet arrest ndërsa  78 prej tyre u arrestuan.  Personat të cilit u arrestuan më pas iu nënshtruan torturave  çnjerëzore. Kjo gjë u raportua edhe nga Shoqatat eë Avokatëve të Ankarasë. Edhe përkundër pohimeve të ish diplomatëve policia e Ankarasë e ka mohuar një gjë të tillë.

Detajet e torturës u publikuan

Pavarësisht nga raporti i Shoqatës së Avokatëve, autoritete nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim konkret për të zbardhur torturat ndaj ish diplomatëve, por kritikat në adresë të autoriteteve të Ankarasë nuk kanë munguar. Gazetarja Mc Kay nga Fox News, shkroi lajmin që edhe kundër shpjegimeve të hollësishme për torturat ndaj ish diplomatëve , qeveria tentonin ta mohojë këtë gjë por për opinionin kjo është e pakuptimtë thonë gazetarët e Fox News.

Ish diplomatët u tortura në një dhomë në errët 

Torturat të cilit i bëri publike  deputeti i HDP-së, Omer Faruk Geregerlioglu, të cilat të njëjtat i konfirmoi dhe i raportoi Shoqata e Avokatëve janë më mizore.. Raporti deklaroi se gjatë takimeve me gjashtë të burgosur thuhet që ata duke përdorur dhunë dhe duke i torturuar   i kanë detyruar të bëhen rrëfyes,  ndërsa pesë persona të tjerë iu nënshtruan torturës dhe keqtrajtimit. Pesë persona të cilit ishin torturuar shpjegojnë se duke i nxjerr nga paraburgimi për ti dërguar në byronë për hetimin e krimeve financiare ata kanë përjetuar tmerrin. Neve kanë thënë ata  na kanë  vendosur në një dhomë të errët.    

U kërcënuan me tortura seksuale me shkop policor

Pesë persona të cilit vazhduan tregimet e tyre, thanë  që atë fillimisht i mbështetnin për muri  me sy të lidhur, pastaj i gjunjëzuan, pastaj i zvarriten për toke, me shkop gome te policisë na goditën në kokë, na kërcënoheshin që nëse nuk flisnim dot të na fusnin  shkopin e policisë prej mbrapa.

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut kërkojnë hetim të rastit

Në lajmin e shkruar nga McKay, thuhet që: Gjithnjë e më shumë aktivistë të të drejtave të njeriut dhe institucione ndërkombëtare po bëjnë thirrje për hetimin e akuzave për tortura seksuale, fizike dhe psikologjike ndaj diplomatëve turq.

Ndoshta mund ta shihni dasmën e fëmijës suaj!

Në lajm e McKay u shënuan edhe këto detaje ku një diplomat i cili nuk dëshiroj të shkruhet emri i tij tha: “ Me 20 maj, policët me uniform civile erdhën në shtëpinë time për të më marrë dhe më pas më dërguan në paraburgim. Askush nuk më tregoi pse po arrestohesha. Vetëm fjalën Feto ma përmenden. Pastaj u morra nga 3 polic të cilit me dërguan ne Ankara, atje me thanë se ka shumë akuza kundër meje dhe se ndoshta nuk do mundem të shihja dasmën e fëmijës tim.”

U akuzuam se kemi mashtruar në provime dhe akuza terrorizëm

Diplomati i cili foli për Fox Neës, deklaroi që përnjëherë dhe çuditërisht u akuzuam për mashtrime ne provimet e ministrisë dhe për terrorizëm.  Në të njëjtën kohë, ai tha se mundësia për të dal e vërteta në shesh është e pamundshme për shkak se dokumentet e provimit të atëhershëm janë shkatërruar. Diplomati i shkarkuar tha se, këto ishin përgatitja e torturave mendore dhe se kjo ishte veç fillimi.

Nëse nuk bëheni  rrëfyes do t’ju përdhunojmë

Diplomati në vazhdim këto i shpjegojë në këtë mënyrë: “ Në një mesnatë, policët erdhën në qeli dha më morrin mua së bashku me shokët tjerë. Duke na zvarritur për toke, hynim në një korridor të errët. Duart na ishin të lidhur prej mbrapa dhe sytë i kishim të mbuluar që të mos shihnim se nga na çonin . Pastaj me shkop te policisë ishim sulmuar seksualisht. Gjatë këtij procesi ata na kërcënuan dhe na fyenin që të bëhemi rrëfyes. Nëse refuzonim të bëjmë një rrëfim të rrejshëm na kërcënuan me përdhunim”.

Disa të torturuar janë duke e humbur shëndetit mendor

Diplomati tregon se, Kjo ishte një traumë  një tmerr jo vetëm për mua, por për gjithë familjen time. Ende jemi nën kërcënime. Disa nga të torturuarit janë, duke e humbur shëndetit mendor. Disa i kanë liruar me kusht dhe janë nën mbikëqyrje të rreptë  të policisë dhe inteligjencës.

Please publish modules in offcanvas position.