Turqi: Thirrje nga babai i burgosur: Unë këtu po vdes, ju lutem fëmijët e mi mos të rriten jetim!

Doktor i lëndës së kimisë Huseyin Kaja, i cili që 3 muaj ndodhet në burg e Edirnës, shkroi një letër ku mes tjerash  thotë, “ Unë këtu po vdes, ju lutem ma dëgjoni zërin tim”.

Huseyin Kara, me 8 Mars, të vitit 2019 u burgos dhe më pas  u dërgua në burgun e Edirnës, dhe atje po përballet  me sëmundje të rëndë shëndetësore.  Në 11 prill ai i dërgoj një letër Deputetit të HDP-së dhe njëherazi anëtarë i komisionit për të drejtat e njeriut në kuvendin e Turqisë, Omer Faruk Gergerlioglu. Në letrën që kishte dërguar ai mes tjerash kishte shkruar : “ Unë këtu jam duke vdekur, ju lutem me dëgjoni zërin tim nuk dua që fëmijë të më rriten jetim”..

Gruaja e tij Zubeyde Kara, e cila  po ashtu u arrestua në të njëjtën dit u dërgua në burgun e Konjës. Fëmijët Rana 12 vjeçare, Erdem 10 vjeçar dhe Sena 3 vjeçare janë nën mbikëqyrjen e gjyshes së tyre e cila nuk dinë të shkruajë dhe të lexojë. Në letrën e dërguar mes tjerash ka shkruan për  sëmundjen e gruas dhe vajzës së tij Rana,  dhe urgjentisht kërkon ndihmë.

Më poshtë e publikojmë letrën e dërguar nga një babai i dëshpëruar i cili ka përfunduar doktoraturën e kimisë në Universitetin Haxhittepe.

Selam Alejkum, i nderuari Omer Faruk Gergerlioglu.

Z. Omer Si jeni? Po ju shkruaj nga burgu i Edirnës, unë dhe gruaja ime Zubeyde Kara u arrestuam më 08.03.2019. Gruaja ime gjendet në burgut e Konjës. Neve kemi tre fëmijë dhe këto fëmijë po mundohet të kujdeset gjyshja e tyre e cila është analfabete.

Fëmijët e mi janë duke marrë trajtim psikologjik

Kam tre fëmijë Rana 12 vjeçare, Erdem 10 vjeçar dhe Sena 3 vjeçare. Vajza Rana kishte një operacion serioz  tumor eshtrash në krahun e majtë, ndërsa trajtimi i saj ende po vazhdon.  Rana dhe Erdem vazhdimisht po marrin trajtim psikologjik. Kanë kriza të vazhdueshme nga e qara për shkak të mungesës së prindërve. Vajza ma e vogël Sena vazhdimisht pyet për nënën e saj. Gruaja ime gjithashtu vuan nga një sëmundje në zemër, kur ajo ishte jashtë vazhdimisht e humbte vetëdijen. Po ashtu në një letër që ma dërgoi më dha që vazhdon edhe sot e kësaj dite të mbetet pa ndjenja (t’fiktë. )

Në periudhën kur isha në arrestim përjetova një krizë serioze 

Gruaja ime po gjykohet në Gjykatën e Lartë Penale në Karaman, ndërsa unë jam duke u gjykuar në Gjykatën e Lartë të Anakarsë. Të dy po gjykohemi për anëtarësimin në organizatën Feto. Kam një sëmundje kronike të zorrës së trashë, ju pasi që jeni  doktor e dini këtë sëmundje dhe kjo sëmundje në mjekësi ende nuk ka shërim. Ditën kur u arrestova kisha një krizë të rëndë në zorrë dhe u dërgova në spital.  Kjo më ndodhi derisa isha në paraburgim. Ka një muaj që ndodhem në burgun e Edirnës.

Nga dhimbjet e zorrës nuk mundëm të bëjë gjumë

Për shkak të dhimbjeve në zorrë nuk mund të fle gjatë natës. Këtë letër jam duke e shkruar në ato netë ku  nuk mund të fle.  Peticionet që kemi shkruar për referim në spital ata më janë përgjigjur 3 javë më vonë. Në spital, mjeku me dëgjoi vetëm 30 sekonda, shënoi disa ilaçe dhe me dërgoj përsëri në spital.

Gjatë natës zorrët e mia po lidhen

Barnat që më rekomandoi  mjeku nuk dhanë aspak efekt pozitiv  në shëndetin tim. Tani nuk mundem të ha asnjë gjë. Për momentin jam duke pijë një lloj lëngu dhe qumësht. Zorrët po më prodhojnë vazhdimisht gazra. Natën  zorrët e mia po më ngatërrohen dhe nuk mundem të bëjë gjumë dhe më kapë kriza.

Unë nuk mundem të jetojë më shumë

Një herë e shtypa butonin e emergjencës, erdhi gardiani me pyeti si je tash, pa mos më bë asgjë ai shkoi. Z. Omer unë jam rritur jetim. Jam profesor i kimisë. Në universitet Haxhettepe në lëmin e kimisë kam bëjë  doktoraturën dhe ne gusht të vitit 2018 mora diplomën. Unë me këtë sëmundje nuk do të mundem të jetojë edhe më gjatë. I shkrova një peticion gjykatës dhe i shënova  justifikimet e mia. Mirëpo nuk morra asnjë përgjigje.

Unë këtu po vdes, zërin askush nuk po ma dëgjon

Omer unë këtu po vdes, zërin askush nuk po ma dëgjon. Nuk dua që tre fëmijë të mi të rriten jetim. Unë dua trajtimin e sëmundjes time ta bëjë në shtëpi. Unë jam i gatshëm të marrë të gjitha llojet e masave gjyqësore, kontroll mjeko-ligjor, arrest shtëpiak, jam i gatshëm ti bëjë të gjitha vetëm të lirohem. Unë po vdes. Shpresa ime e fundit është kjo letër.

Tre fëmijët e mi nuk dua të rriten jetim

Nuk e di kjo letër a do t’ju  bie në dorë.  Prej tani ju faleminderit për interesimin dhe Allahu qoftë i kënaqur për interesimin tuaj. Qofshi nën mbrojtjen e Allahut. Babai im ndërroi jetë shumë herët  dhe unë u rrita jetim, e dijë shumë mirë çka është një fëmijë të rritet pa baba. Mos lejoni që tre fëmijët e mi të rriten pa baba.

Please publish modules in offcanvas position.