Turqi: Që të mos i rritet fëmija në burg, ajo lindi në shpi

Pas 15 korrikut gratë të cilët prisnin të lindnin fëmijët e tyre në spital u hetuan, u arrestuan dhe u dërguan në burg , dhe si rezultat i kësaj  kohën e fundit shumë gra lindjen e bëjnë ne shtëpi.  Njëra prej tyre është edhe edukatorja Yasemin Atik.  

Gruaja e mësuesit të filozofisë 38 vjeçar  Yasin Atik,  Yasemin Atik duhej të linte në shtëpi pasi në spital ekzistonte rreziku që ajo të arrestohej. Këtë gjë Yasin Atik e tregoi në një video  e përgatitur nga organizata e të drejtave të njeriut me seli në SHBA. Por, ngjarja kryesore  për këtë familje është zhvilluar larg syve të njerëzve në një shtëpi  me 4 metër katror. Kjo familje e kishte patjetër të fshihej dhe kjo ndodhi pas  15 korrikut. Plot  2 vjet ata  jetuan në një shtëpi të huaj dhe në një dhomë prej 4 metra katrore dhe në këtë dhomë mbi një mushamë e lindi djalin e saj Yusuf Muhsin.

Më kishin spiunuar si  pjesëmarrës të një proteste

Kam studiuar në degën e Menaxhimin e zyrës në universitetin Marmara. Pasi mbarova studimet fillova të jap udhëzime në një konvikt në Stamboll. Pastaj kam punuar në një shoqatë. Në dhjetor të viti 2006 u martova, pas 8 muajve u shpërngulem në Edirne në qytezën Keshan.  Atje u punësova si përgjegjëse  e një konviktit ku  detyra jonë ishte që të kujdesemi për problemet e studentëve.

Burri im Yasin Atik, ka thënë ajo u diplomua  në Fakultetin e Filozofisë të universitetit të Stambollit. Ai gjithashtu ishte një mësues në një kurs. Pasi jetuam një kohë në Keshan në muajin mars të vitit 2010 kaluam në qendrën e Edirnës.  Këtë herë fillova të punoj në një shoqatë.

Gjatë kësaj kohe na lindën edhe tre fëmijë.  Enesi në 2 qershor të viti 2008, Reyhan më 30 dhjetor të vitit 2009, dhe Nalan më 8 gusht të vitit 2015.

15 korrikun si gjithë të tjerët edhe unë e pash nga televizioni. Atë ditë me gjithë familjen ishim në shtëpi në Stamboll.  Unë isha duke u kujdesur për fëmijët. Burri duke shfletuar faqet në internet kishte kuptuar se po ndodh një grushtet.  Gradualisht miqtë përreth që i kishim filluan ti arrestojnë dhe  kur arrestimet ishin shpeshtuar neve filluam të largohemi nga shtëpia.

Burrin tim para 15 korrikut e kishin thirrur në pyetje në polici. Kur filluan të mbyllen konviktet dhe shkollat kishim ardhur në Stamboll. Në 4 qershor të viti 2016 polica erdhi për ta arrestuar burrin tim mirëpo ai nuk ishte në shtëpi. Dhe pas  gusht të vitit 2016 edhe unë u largova prej shtëpisë.

Dy vjet kemi qenë të detyruar të fshihemi

Ishte një kohë shumë e vështirë  me 3 fëmijë kurse burri im ishte ne një vend tjetër. Isha e detyrueshme 2 vjet të fshihem në Turqi edhe pse unë nuk kisha kryer asnjë krim, ndërsa shkaku ishte vetëm pse dikush kishte dhënë emrin tim në polici. Në dhjetor të vitit 2016, u hap një dosje kundër meje. Shokët që ishin në të njëjtën skedar, më tregun që gjyqi i parë ishte në shkurt të vitit 2016.

Më kanë gjykuar për udhëheqje të një grupi terroriste dhe  kur dëgjova këtë gjë fillova të qeshi. Isha një punonjëse  në një konvikt  dhe si mundem unë të jem një udhëheqëse  e një organizatës terroriste? Në Edirne kisha marr pjesë në një protestë me shoqen tim kundër qeverisë për presionin ndaj mediumeve dhe atje me kanë spiunuar.

Dhe një fqinji  im ka dëshmuar kundër meje. Ai ka treguar që neve kemi mbledhur bursa për student dhe kemi bërë ligjërata javore. Zonja ishte një infermiere dhe burri i saj ishte mjek ata ndoshta kanë dëshmuar për tu siguruar që asgjë nuk do u ndodh atyre. Unë nuk ju them asgjë atyre dhe askujt tjetër dhe nuk jam zemëruar askujt. Për arsye që gjatë marrjes se deklaratave në policë  ne e dimë mirë se si janë kërcënuar ata.

Gjatë 9 muajve të shtatzënisë vetëm 4 here isha te mjeku

Neve morëm me qira një shtëpi në një lagje tjetër. Në këtë kohë kuptova se isha shtatzënë në fëmijën e katërt. Gjatë shtatzënisë 4 here pata mundësi  të shkoj në spital, kurse hera e fundit që isha në spital ishte një javë para lindjes.  Edhe shkuarja ime atje ishte shumë e rrezikshme sepse mund të arrestohesha.  Vazhdimisht mbaja kokën pas dhe ndiqja situatë që të mos vijë ndonjë person për të më arrestuar..

Gjetëm një motër medicina le të cilën Ligjin e Dekretit e kishin larguar nga puna me

45 ditë para meje  një shoqja ime kishte lindur një fëmijë. Rastësish e gjetëm një spital ku aty nuk kalonte letër njoftimi në sistem dhe atij ajo e bëri lindjen me justifikimin që po atë ditë duhet të lëshojë spitalin. Edhe unë mendova të bëjë lindje në këtë spital me shpresë si shoqja ime,  mirëpo një shoqe në ora 7 e bëri lindjen ndërsa  në ora 8 erdhi policia dhe  pas 2 ditëve e arrestuan gruan dhe një javë e mbajtën ne pyetje. Fëmijën e kaploi sëmundja, kurse shoqen që e takuam aty për një javë rresht e ka malltretuar policia pa pikë faji. Pasi pashë gjithë këtë dramë  fillova të mendoj që  lindjen ta bëja në shtëpi. Burri im gjeti një motër medicinale e larguar nga puna nga ana e shtetit. Për lindjen rregulluam 3-4 shtëpi nëse te njëra kishim problem  atëherë të kalonim te tjetra, duheshe ta mendojmë çdo të keqe. Në natën e 10 tetorit më filluan dhimbjet, ditën kisha hetuar që mund  të lindë dhe gjatë ditës lajmëruam motrën  medicinale.

Në 3 të natës shkuam për ta marrë motrën medicinale

Vëlla im në ora 3 të natës shkoi për të marrë motrën medicinave dhe ata në ora 6 në  mëngjes erdhën me vete kishin  marrë edhe një grua tjetër edhe ajo ishte motër medicinale. Kishin ardhur të përgatitur para mua kishin ndihmuar edhe tjerë  në kohën e lindjes. Pasi të kryenin punë me mua ato duheshe të shkojnë edhe në një shtëpi tjetër.

Ishte një motër medicinale që e njihte punën shumë mirë. Lindjet e tjera i kam bërë në spitalin Sema, në këtë lindje nuk pash ndonjë dallim prej spitalit Sema. Këto dy motra medicinale me ndihmuan shumë dhe djalli im në mënyrë të shëndoshë erdhi në këtë botë.

Në një dhomë 4 metra katror e shtruam një jorgan dhe  mbi atë një mushama të madhe

Para lindjes patëm biseduar në telefon me motrën medicinale, ajo na tregoj që çka duheshe të marrim për lindje,  me tregoi se duhet një mushama e madhe, shkova për ta marrë një mushama të madhe dhe kur hyra për ta marrë mushamanë më pyeti shitësi,  çfarë të duhet gjithë kjo mushama,  a do ti lani qilimat? Në lagjen ku jetoja larjet e qilimave para derës ishin një gjë e zakonshme,  duke buzëqeshur i thash po do ti lajmë. Çdo  here edhe përgjigjet i kthenim me frikë.

Shtëpia që rinim ishte 45-50 metër  katror, kur erdhën motrat medicinale pikë si pari e hapen jorganin, mbi atë e hapen edhe mushamën. Ishte një dhomë e vogël, kishte një kauç prej 3 pjesëve,  dy karrige dhe një vend për televizorin. Në mes mbeten vetëm 4 metër  katror qilim. Motrat medicinale më thanë që duhesh të vraposh në një dhomë 4 metër katror atje u çova,  fillova të vrapoj dhe në ora 09:00 me lindi djali Yusuf Muhsin.

Kur linda fëmijët e tjerë nga lodhja nuk mundesha të hapi sytë, nuk kisha energji për ta parë fëmijën mirëpo kur linda fëmijën e 4 sytë i kisha mbi atë. Isha e brengosur për shëndetin e tij. Filloi ta lëviz këmbën, syrin dhe thash falënderimi i takon Zotit dhe nga thellësia e zemrës mora thellë frymë . Pastaj morën fëmijën për ta larë dhe ma sollën  mua,  ishim shumë të lodhur të dytë kishim nevojë të flinim dhe te dytë pushuam.

Të gjithë  me pyetshin se si linde duke mos bërtitur?

Është më e lehtë kur ke një lindje normale. Pas 2-3 ditëve mundesh të ngrihesh në këmbë nëse eventualisht nuk ke shumë probleme. Unë menjëherë fillova të ngrihem në këmbë. Fëmija i katër  Yusufi ishte 2-3 ditë unë isha shumë e mërzitur, u mbusha në frymë e lashë fëmijën në shtëpi dola për të marrë një ajër të pastër.  Të gjithë me pyesin se si e bëre lindjen duke mos bërtitur? Unë për këta  kam vetëm një përgjigje: NUK MUNDËSHA TË BËRTAS... Deri atëherë, na mësuan të duronim dhimbjen. Ishim të detyruar 2 vjet të fshihemi,  duke u munduar që fëmijët të mos ta vërejnë  këtë gjë, duke mos qenë në gjendje të flasë me familjet tona, duke mos qenë në gjendje të tregojë problemet tona .. Dy here polica kishte ardhur në shtëpi.  Duke menduar se çka është  duke u ndodhur shokëve tonë, morra vendimin të bëjë lindje në shtëpi me marrjen e këtij vendimi u pajtova me vetveten që duhet të duroj, dhe të mos të bërtas. Kur shikoja se  çfarë janë duke hequr shokët tanë kjo për mu nuk mund të ishte asgjë.

Dhe çfarë do të ndodhë nëse kisha bërtitur? Kisha rrezikuar jetën e fëmijëve të mi. Të kisha bërtitur kisha prishur çdo gjë. Duhesha ti mendojë këto gjëra. Natyrisht që kisha dhimbje  shumë, por  patjetër duhej  të duroj.

Please publish modules in offcanvas position.