BE, s’ka marrëveshje për udhëheqësit e rinj

Presidenti i Francës, Emanuel Makron, tha se tre kandidatët kryesorë për presidencën e Komisionit Evropian, dështuan të marrin mbështetjen e mjaftueshme nga udhëheqësit e vendeve të Bashkimit Evropian. Macron kishte bërë fushatë për të bllokuar kandidatin e kancelares gjermane Angela Merkel, Manfred Weber, një nënkryetar i partisë së saj të qendrës së djathtë.

“Duket qartë këtë mëngjes se nuk kishte një shumicë për Weberin”, tha Macron.

I pyetur nëse ka pasur tension midis Francës dhe Gjermanisë lidhur me procesin e emërimit, Macron tha se nuk ka asgjë kundër, por nëse Merkel do të ishte kandidate, do ta kisha mbështetur, sepse mendoj se ajo ka cilësitë, aftësitë për të qenë një presidente shumë e mirë e Komisionit, tha Macron.

Komentet e presidentit Macron u bën pas një samiti të udhëheqësve të BE-së, në Bruksel, në të cilin u diskutua se kush do të jetë në krye të pozitave kryesore në Bashkimin Evropian dhe çfarë do të jetë prioritet në pesë vjetët e ardhshëm. Pozita më e rëndësishme në bllokun evropian është ajo e Presidentit të Komisionit. Ish-kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claude Juncker, ka mbajtur këtë pozitë nga viti 2014.

Please publish modules in offcanvas position.