Turqi: Fëmija me sëmundje te zemrës qe 6 muaj mbahet ne burg bashkë me nenën e tij

Muaz Bahadir, ka vetëm 8 muaj dhe patjetër të jetë në burg së bashku me nënën e tij e cila është arrestuar për shkak të gjoja anëtarësimit në lëvizjen Gylen. Përveç kësaj, fëmija Muaz vuan nga sëmundje serioze të zemrës dhe patjetër të pranojë terapi. Pushteti në Turqi i ka refuzuar të gjitha kërkesat e nënës për lirimin e përkohshëm për shkak të mjekimit të djalit.

Pushteti turk vazhdon të mbajë raporte johumane ndaj të burgosurve pjesëtarë të lëvizjes Gylen. Si pjesë e persekutimit kundër pjesëtarëve të lëvizjes Gylen janë burgosur me mijëra persona, në mesin e të cilëve më shumë se 15 mijë gra dhe më tepër  se 800 fëmijë më të vegjël se 6 vjeç. Në mesin e të burgosurve të pafajshëm ka një numër të madh të të moshuarve dhe gra shtatzëna. Fëmija Muaz është vetëm njëri nga 863- fëmijë të cilët janë detyruar që pa të drejtë të jenë në burg së bashku  me nënat e tyre.  Muaz për herë të parë ka hyrë në burg që kur kishte 2 muaj. Pas  kryerjes së kontrolleve mjekësore është konstatuar se vuan nga sëmundja e zemrës e njohur si “aortna koarktakcioni” nga e cila  ngushtohen  aorta kryesore. Për shkak të ndalesës për dalje të nënën dhe sjelljes së pa përgjegjshme të drejtuesve të burgjeve, fëmija Muaz nuk pati sukses të shkojë në kontrollimin specialistik i rezervuar për më 17 janar në spitalin  Tepexhik-Izmir. Nëna  Nurhan Erdal  Bahadir disa herë  ka dërguar  kërkesë deri te gjykata për anulimin e përkohshëm të  paraburgimit të sja për shkak të problemeve shëndetësore me të cilën po ballafaqohet i vogli Muaz.

Në kërkesë theksohet se ka nevojë nga ambient specialistit për mjekim të të voglit Muaz shëndeti it ë cilit po përkeqësohet gjithnjë e më shumë. Në opinion është prononcuar edhe babai i Muazit, Levant Bahadir. Në deklaratën e tij  për wep portalin  Bold Media ai ka thënë se i vogli Muaz ushqehet me qumështin e nënës dhe se në burg nuk i ka as kushtet minimale për jetesë. Fëmija  së bashku me nënën po gjenden në burg, në të njëjtin shtretër, në qeli ku ka edhe 18 të burgosur tjerë. Të gjithë i kanë problemet e veta. Ka njerëz të cilëve u pengon e qara e fëmijëve. Nëna po përpiqet që të mos e zgjojë më herët , por atë e ka munduar shumë thotë babai  në deklaratën për opinionin publik. Rasti në opinion  e ndau edhe deputeti nga partia opozitare kurde HDP, Faruk Gergerlioglu i cili disa herë e e ka ngritur rastin edhe para komisionit për të drejtat e njeriut në parlamentin turk. Babai Levent Bahadir ka dërguar letër deri te Gergerlioglu ku  paralajmëron për gjendjen shëndetësore të fëmijës Muaz i i thërret pushtetit që të tregojnë mirëkuptim. I vogli Muaz është vetëm njëri nga 863 fëmijët të cilët janë të detyruar të qëndrojnë  prapa grilave së bashku me nënat e tyre të cilat janë të akuzuara për anëtarësi në lëvizjen Gylen. Pushteti në Turqi vazhdon të persekutojë ndjekësit e lëvizjes Gylen, të cilët presidenti Erdogan i llogarit si organizator të tentimit për grusht-shtet më 15 korrik 2016.

Please publish modules in offcanvas position.