Profesori Xhon Pahl e ka shkruar biografinë e parë të Gylenit në gjuhën angleze: DËSHIROJ TË JEM DËSHMITAR I TË VËRTETËS

Është botuar biografia e parë e Fetullah Gylen në gjuhën angleze

Biografia është shkruar nga ana e prof.dr Xhon Pahl, profesor në Fakultetin Teologjik Junajted Luthrean në Filadelfi , SHBA.

Profesori amerikan, inkurajimin për të shkruar librin e përshkruan me fjalët “ Që të mos jem dëshmitar i gënjeshtrës, të jem dëshmitar i të vërtetës”.

Prof. D.r Pahl, mendimet e tij për Fetullah Gylen i ka potencuar në libër.

Njeriu i cili u përhap nga Koruxhuk nëpër gjithë botën

Profesori e përshkruan misionin e Gylenit i cili filloi vetëm me një fjalim para popullit në fshatin Koruxhuk ku është i lindur, më pas u bë imam në xhaminë Uç Sherefeli në Edirne, që më pas të bëhet i famshëm me fjalimet e tij në Stamboll e deri në Pensilvani.

Profesori Pahl është i suksesshëm në karrierën e tij dhe po ashtu e njeh mirë Fetula Gylenin të cilin e ndjek që nga viti 2006. Pas njohjes së parë në një darkë me Gylenin, profesori Pahl  shumë herë ka udhëtuar deri në Turqi me qëllim që sa më shumë ta hulumtojë  dh eta studiojë Gylenin.

Është dëshmitar i presionit që bëhet nda lëvizjes së Gylenit

Pahl personalisht ishte dëshmitar në persekutimin ndaj anëtarëve të lëvizjes Gylen

Pahl, në librin e tij “ Fetullah Gylen” Pse është aq i rëndësishëm dijetari mysliman i cili jeton në Pensilvani ?” e potencon mirë se lëvizja angazhohet për paqe në botë.

Për nevojat e libri Gylen personalisht është përgjigjur në pyetjet e Prof. Pahl

Prof. Dr Pahl, fillimisht nënvizon se Fetullah Gylen është besimtar i mirë, njeri i cili angazhohet për paqen në botë.

35786336 1de5c

 Ashtu sikurse të gjithë që e zgjodhën anën e paqes,  ashtu edhe Fetullah Gylen u ballafaqua me persekutimin

Profesori amerikan Pahl në libër thekson se “Ashtu sikurse të gjithë që e zgjodhën anën e paqes,  ashtu edhe Fetullah Gylen u ballafaqua me persekutimin

Profesori amerikan në pyetjen “ pse e keni  shkruar librin” u përgjigj “ që të jem dëshmitar it ë vërtetës”.

Burim i rëndësishëm në Botën Perëndimore

Është konstatuar se libri i Pahl është burim i mirë për lexuesit nga bota Perëndimore të cilët janë të interesuar për Fetullah Gylenin dhe lëvizjen e tij

Please publish modules in offcanvas position.