Në Gjermani matet rekord i ri prej 38,9 gradë Celsius

Në Gjermani  është matur rekord i ri për muajin qershor prejse në Bad Krojcnah, në pjesën qendrore të vendit, “zhiva  në termometër arriti 38,9 gradë Celsius.

Vetëm para disa ditëve në Koshen, në afërsi të kufirit me Poloninë, ishin matur 38,6 gradë Celsius, me ç’ka  është rënuar rekordi 72 vjeçar për muajin qershor.

Shërbimi meteorologjik gjerman kumtoi se dje në Bad Krojcnah ka qenë  38,9 gradë. Më vonë, u paraqit informacioni se zhiva është rritur në 39,3 gradë Celsius, por nga shërbimi meteorologjik thanë se ajo nuk është konfirmuar.

Rekordi paraprak i temperaturave 38,5 gradë, në Gjermani ishtë matur  në qershor të vitit 1947 në pjesën jugperëndimore të vendit. 

Please publish modules in offcanvas position.