Turqi: Është zbuluar identiteti i 248 torturuesve në burg

Organizata Ndërkombëtare Human Rajts Defender ( Mbrojtësit e të drejtave të njeriut) e cila bën hetim në lidhje me rastet e torturës në Turqi, ka publikuar listën me emrat e 248 shërbyesve policor të cilët janë të përfshirë  në rastet e torturimit ndaj të burgosurve.

Organizata, së bashku me viktimat e torturës në ditën Ndërkombëtare  të solidaritetit  u angazhua  me qëllim që të dënohen njerëzit të cilët kanë kryer torturë psikologjike dhe fizike ndaj të të burgosurve.

BOLD: Shoqata e mbrojtjes së të drejtave të njeriut publikoi listën me rastin e “Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit”

Ja teksti i plotë i deklaratës së HRV

Sot është 26 Korrik, dita e njohur si “Dita ndërkombëtare e Solidaritetit”. Ne si HRV për shkak të viktimave të torturës si në Turqi ashtu edhe viktimat në gjithë botën  dëshirojmë të dini disa gjëra:

Tortura është një praktikë brutale me të cilën shkelen të drejtat e njeriut. Po ashtu tortura po përdoret si mjet me të cilën personat zyrtar dëshirojnë të fitojnë ndonjë informacion. Por tortura është turp për njerëzimin.

Dosja e 5 personave është gati

Sot edhe përkundër më shumë dosjeve, në ankesën tonë I përfshin 5 persona të cilat janë viktima të torturës në Turqi por momentalisht jetojnë në Gjermani 

Kemi zbardhur emrat e personave nga Ministria e Drejtësisë, Ministria për punë të brendshme, MIT dhe institucione tjera shtetërore, por edhe emrat përgjegjës për torturën ose persona të cilët nuk dëshirojnë ta shohin torturën në provincat Afion, Ankara, Antalija, Amasija, Balikesir, Bartin, Bajburt, Denizli, Dijarbakir, Elazit, Hakari, Stamboll, Izmir, Kars, Kahramanmaras, Kirikkale, Nevshehir, Osmanije, Rize, Sivas, Sanliurfa, Tokat, Van, Jalova dhe Zonguldak.

Please publish modules in offcanvas position.