Në vitin 2019 borxhi shtetëror amerikan arriti rekord historik – 22 trilionë dollarë, dhe pjesa më e madhe është borxh drejtë Kinës.
Nga platforma “Hau maç” (How much) tregojnë se cilat janë shtetet tjera nga bota të cilave SHBA-ja më së shumti ju ka borxh. Për këtë qëllim janë përdoruar të dhënat e Ministrisë amerikane të Financave nga prilli i vitit 2019. Sipas tyre, ekonomia numër dy në botë Kinës i ka borxh 1,113 trilionë dollarë.
Në vendin e dytë është Japonia. Asaj SHBA-ja i ka borxh 1,064 dollarë.
Gjithsej borxhi i SHBA-së drejtë dy shteteve aziatike është 33,8 për qind.
Kreditorët tjerë më të mëdhenj të SHBA-së janë Brazili, Britania e Madhe dhe Irlanda me – 306,7 miliardë dollarë, 300,8 miliardë dollarë gjegjësisht 269,7 miliardë dollarë.
Në top 10 janë edhe Zvicra, Luksemburgu, Ishujt Kajman, Hong Kongu dhe Belgjika.
Në mesin e kreditorëve më të mëdhenj të SHBA-së nga Evropa janë edhe Norvegjia dhe Gjermania me 97,1 miliardë dollarë dhe 72,8 miliardë dollarë. Nën një për qind nga borxhi i jashtëm i SHBA-së janë edhe Spanja, Italia, Holanda dhe Suedia me 41 miliardë dollarë, 43,7 miliardë dollarë 45 miliardë dollarë dhe 46,5 miliardë dollarë.