Japonia dhe Singapori me pasaporta më të fuqishme në botë

Japonia dhe Singapori, sipas hulumtimeve më të reja të “Henley&Partners”, kanë pasaporta më të fuqishme, ndërsa Maqedonia e Veriut gjendet është në vendin e 46-të.

Këto dy vende aziatike janë në krye të listës për shkak të udhëtimit pa viza në 189 vende në botë.

Kur bëhet fjalë për vendet nga rajoni i ynë, Sllovenia është në vendin e 10-të, Kroacia në të 20-tin, Serbia – 41, Mali i Zi – 47, ndërsa Bosnja e Hercegovina në vendin e 51-të.

Koreja e Jugut ra nga vendi i parë dhe iu bashkangjit Finlandës dhe Gjermanisë. Pasaporta e secilës prej këtyre tre vendeve siguron udhëtim pa viza deri në 187 destinacione në botë.

Në vendin e tretë është Danimarka, Italia dhe Luksemburgu, me pasaportat e të cilëve mund të vizitohen 186 vende, pastaj vijojnë Franca, Spanja dhe Suedia me 185. Në fund janë Pakistani, Siria dhe Iraku, ndërsa Afganistani, me pasaportën e të cilit mund të udhëtohet vetëm në 25 vende pa vizë, është në vendin e fundit. 

Please publish modules in offcanvas position.