Turqi: Ushtar pionier ( i ri) pa të drejtë dënohet me 14 dënime “burg për jetë”

Ahmet Ozdemir është ushtar i ri ( pionier) i cili vetëm pas 5 ditëve shërbim në ushtri dënohet me 14 dënime jetësore me arsyetimin pjesëmarrje në grusht-shtet. Ozdemir është ish ushtar i akademisë ushtarake i cili në mbrëmje kur ka ndodhur tentimi për puç më 15 Korrik 2016 ,e urdhër  të udhëheqësve të tij është drejtuar kah selia e komunës së Stambolit. Sipas pohimeve të Ozdemir, urdhri i komandantit ishte përfundimtare, me arsyetimin për ndonjë lloj sulmi terrorist.

Ozdemri është vetëm njëri n nga qindra nxënës të akademisë ushtarake turke i cili atë mbrëmje i ka pranuar vetëm urdhrat e të emëruarve  kurse dënohet për pjesëmarrje në sulmin terrorist.

 Që paradoksi të jetë më i madh, sipas shkresave ushtarake  mendohet s enjë pjesë e madhe  e këtyre ushtarëve përfshi edhe Ozdemir atë mbrëmje nuk kanë qenë të armatosur. Nëna e Ahmet Ozdemir përmes rrjeteve sociale e ka shprehur revoltën për djalin e tij me fjalët “ Mjaft është, 3 vite torturë”.

 Çfarë ndodhi atë mbrëmje ?

Mbrëmjen e 15 Korrik 2016 në Turqi ndodhi nata më sekrete, në të njëjtën kohë edhe më e pasigurt dhe nata më e zezë në historinë e vendit. Menjëherë televizionet u paraqitën me incizime me ushtar të cilët i marrin pikat kyçe në Stamboll dhe qytete tjera më të mëdha. Në pamje të parë ngjasonte me sulmin ushtarak kundër pushtetit të Erdoganit. Por ngjarjet që ndodhën më pas, numri i pjesëmarrësve ushtar në puç dhe shumë fakte të tjera e rrisin dyshimin se në fakt ky sulm ushtarak i pasuksesshëm është organizuar nga ana e Erdoganit, me qëllim që ta forcojë pushtetin e tij dhe të  krijojë arsye me të cilën do të eliminohen kundërshtarët e tij më të mëdhenj, trashëgimtarët e lëvizjes Gylen.

 Sipas shkresave ushtarake, ushtarët pionier atë mbrëmje kanë marrë urdhër të dalin nga kazermat dhe të drejtohen kah pikat kritike me arsyetimin se Turqia  po ballafaqohet me  sulm të madh terrorist pa mos qenë të vetëdijshëm se po  shtyhen në tentim për sulm ushtarak.

Ahmed Ozdemir është pjesë e gardës ushtarake e cila është çuar kah ndërtesa e komuës së Stambolit. Së bashku me  ushtarët ka marrë urdhër që të drejtohet kah ndërtesa ku atë mbrëmje u vranë më shumë se 15 persona.

VETËM 5 DITË USHTAR

Ahmet Ozdemir pas përfundimit të  trajnimit të tij, ishte dërguar në Stamboll që ta përfundojë afatin ushtarak. Vetëm pas 5 ditëve shërbim ndodhi 15 korriku, nata për shkak të së cilës Ozdemir dënohet me 14 dënime të përjetshme. Për shkak të statusit të tij, Ozdemir mund vetëm të pranojë  urdhra, por është i dënuar sikurse të ketë dhënë urdhra.

Që padrejtësia të jetë më e madhe, Ozdemir është dënuar me 14 dënime të përjetshme sikurse ai të kishte dhënë urdhra.

Ozdemir është vetëm pjesë e pjesëmarrësve të akademisë ushtarake të cilët padrejtësisht janë dënuar me dënime të përjetshme kurse nga ana tjetër komandantët e tyre nuk kanë fituar asnjë dënim në lidhje me procedurat e asaj nate.

Please publish modules in offcanvas position.