Liria e shprehjes në Turqi: Janë bllokuar më shumë se 246 mijë veb faqe

 Organizata jo qeveritare turke për lirinë e shprehjes ka publikuar raportin në lidhje me veb faqet që janë bllokuar në vitin 2018. Sipas këtij raporti deri më 2018 në Turqi janë bllokuar gjithsej 245.825 veb faqe.

Raporti i titulluar “  Veb faqet e bllokuara 2018” është përpiluar nga të dhënat për  vef faqet e bllokuara të cilat janë  bllokuar nga ana e qeverisë turke përmes organizatës shtetërore “  Teknologjia informative dhe komunikuese” ( BKT) edhe përmes 510 organizata qeveritare  ose përmes dekreteve qeveritare .

Sipas raportit, nga 2007 e deri më 2018 në Turqi gjithsej janë bllokuar 242 mijë e 825 veb faqe. Vetëm  në 2018 janë bllokuar 20 për qind e këtij numri, respektivisht 54 mijë e 90 veb faqe.

Si nënshkrues të  raportit paraqiten profesori Jaman Akdeniz dhe Ozan Guven

 Sipas Akdeniz shkaqet për shkak të së cilës janë bllokuar veb faqet në Turqi dhe në vendet perëndimore janë shumë të ndryshme.

  • Në vendet perëndimore në tërësi janë bllokuar faqet me pornografi të fëmijëve dhe më përmbajtje tjera, kurse në Turqi baza e arsyetimeve është shumë më e madhe thotë Akdeniz në deklaratën e tij për Dojçe Vele në gjuhën turke.

Sipas autorëve, qeveria turke në përgjithësi i bllokon veb faqet  të cilat publikojnë lajme kritike, dhe ajo në shumicën e rasteve janë veb faqet opozitare.

Sipas autorëve të raportit, është e diskutueshme fakti që një numër i madh i institucioneve kanë të drejtë të marrin vendime që të bllokohet ndonjë veb faqe ose e gjithë veb faqja  ose portali.

Akdeniz reagon për numrin e madh të bllokimeve  dhe thekson se  këta janë veprime jodemokratike. Turqia u gjend në vendin e parë në botë sipas vendimeve gjyqësore për bllokimin e Twiter publikimeve. Dhe kështu sipas statistikës zyrtare, gjithsej 1.507 vendime gjyqësore janë lëshuar vitin e shkuar për bllokimin e Twiter profileve. Në vendin  e dytë sipas të njëjtës statistikë është Rusia me 372 kurse në vendin e tretë është Brazili me 107 vendime gjyqësore. Raporti na bën të ditur se enciklopedia më e madhe elektronike Vikipedia është ndaluar që në vitin 2017.

Please publish modules in offcanvas position.