Sipas Raportit të ministrisë drejtësisë, Turqia është një burg gjysmë i hapur

Numri i të burgosurve në  burgjet e Turqisë është duke tejkaluar shifrën mbi 280 mijë persona,   ndërsa  700 persona për çdo ditë shkojnë në stacion të policisë për të deklaruar që jam këtu dhe nënshkruajnë deklaratat e tyre dhënë para organeve policore. 

Nga numri i përgjithshëm i të burgosurve 22 mijë prej tyre janë fëmijë

Sipas raportit të lëshuar nga Ministria e Drejtësisë, numri i fëmijëve që i nënshtrohen provizioneve apo kontrolleve në vitin 2018 ka qenë  19 mijë,  ndërsa në vitin 2019 sipas të dhënave të publikuara deri në  muajin qershor kjo shifër ka arritur  në 21,880. 

Numri i të burgosurve për çdo muaj shënon rritje

Ndërsa numri i personave që u nënshtrohen kushteve inspektuese ose kontrolleve  në muajin prill ishte 680 mijë,  gjatë muajit Maj ky numër u rrit  në 683 mijë, në qershor numri arriti shifrën e  689 mijë njerëz.

Mbi 280 mijë njerëz janë të burgosur

Sipas të dhënave statistikore të ministrisë së drejtësisë numri i të burgosurve duke përfshi edhe muajin qershor të këtij viti  është 280 mijë. Turqia në renditjen botërore me këtë shifër në vitin 2009 ishte në vendin e 9, ndërsa në vitin 2017 në vendin e 7.

Ministria po e fsheh  gjendjen e të burgosurve

Në vlerësimin e tij në gazetën Birgun, deputeti i HDP-së dhe anëtar i komisionit parlamentar për hetimin e të drejtave të njeriut Omer Faruk Gergerlioglu tha. “ Para disa viteve flisnim për 400-500 mijë persona që ndodheshin në burgjet në Turqi,  ndërsa tani shifra është  700 mijë. Pas nëntorit të vitit 2018, ministria e drejtësisë filloi të zbulojë numrat në lidhje me burgjet  pasi këtë gjë e kërkoi komisioni . Me numrin e personave në burgje dhe shifrave të provës, një milion njerëz luftojnë me gjykimin e padrejtë”.  Deputeti Omer Faruk po ashtu deklaroi se arresti shtëpiak nuk është duke funksionuar. Nënat dërgohen në burgje më fëmijët e tyre, kurse ai bëri thirrje që mos i dërgoni nënat me fëmijët ne burgje, mbani me pranga elektronike ose mbani në arrest shtëpiak.

Please publish modules in offcanvas position.