Nënë, a më përqafove para se të largohesh ?- Pjesë nga dramat familjare të nënave të burgosura në Turqi

Gjithnjë  e më shumë po vazhdojnë dhe thellohen tragjeditë dhe traumat e fëmijëve të nënave të burgosura në Turqi të cilët janë të akuzuar për shkak të anëtarësimit në lëvizjen Gylen. Një pjesë e tyre qëndrojnë në burg së bashku me nënat e tyre, kurse të tjerët patjetër me padurim janë të detyruar ti presion prindërit e tyre.

Pesëvjeçarja Betul Topçu është një nga vajza e dhjetëra mijërave të të burgosurve në Turqi për shkak të pjesëmarrjes së lëvizjen Gylen, të cilën qeveria turke e akuzon për organizimin e puçit në vitin 2016.

Të dy prindërit e Betul padrejtësisht janë arrestuar. Gjatë vizitës së saj në prill që i bëri  nënës Betul nuk dëshironte të ndahet nga ajo,  dhe autoritetet  e burgut vendosën që ta pranojnë edhe atë së bashku me nënën e saj. Betul për herë të parë pas tetë muajve  flinte së bashku me nënën e saj.

 Nënë më braktisët atë natë për derisa unë flija ? A më përqafuat para se të largoheshit ?- janë fjalët e Butel me të cilën ajo e shprehu revoltën e saj për këtë situatë.

Ajshte Topçu është ish drejtoresha e internatit në pronësi të lëvizjes Gylen, kurse bashkëshorti i saj Ahmet Hamdi Topçu është ish profesor i matematikës në një nga shkollat e lëvizjes Gylen. Tani të dy prindërit janë të burg. Vendet e tyre të punës, sipas qeverisë turke janë arsye për akuza. Betul pas 40 ditë qëndrimi në burg së bashku me nënën e saj, tani përsëri është me gjyshen pasi paraprakisht rra nga krevati i qelisë së burgut.

Please publish modules in offcanvas position.