Mbi 22 shtete të zhvilluara dënojnë dhunën dhe terrorin kinez ndaj Ujgurëve mysliman, vendet arabe dhe Turqia heshtin

Dhuna dhe terrori që ushtron Kina ndaj pupullsisë myslimane ujgure vazhdon edhe sot e kësaj dite ndërkohë që deri tani bota ka heshtur. Sot 22 vende të botës  në mesin e të cil Japonia, Australia, Franca, Gjermania kanë nënshkruar një deklaratë që denon dhunën dhe terrorin sistematik të Kinës kundrejt popullsisë myslimane ujgure në Turkistanin Lindor.


Deklarata që iu dorëzua komisioneres së lartë të OKB për të drejtat e njeriut Michelle Bachelet, u firmos nga këta shtete dhe kjo përkon me përvjetorin e 24 të fillimit të gjendocidit serb ndaj popullatës myslimane në Bosn jë në vitin 1995. Por në kohën kur vendet e zhvilluara të botës firmosën këtë deklaratë dhe dënojnë dhunën e autoriteteve kineze ndaj ujgureve, vendet arabe dhe Turqia vazhdojnë të heshtin . Ajo që bie në sy është që asnjë vend arab apo edhe Turqia nuk kanë pranuar ta firmosin këtë deklaratë duke mos dhënë detaje tjera..

dogu turkistan mektup 7e639

Please publish modules in offcanvas position.