Dallga e madhe ‘përlan’ ç’gjen përpara, pushuesit shpërthejnë në ulërima (Video)

Moti i keq me reshje të dendura dhe shtrëngata ka përfshirë thuajse gjithë botën, së fundmi duke gjetur të papërgatitur shumë pushues, të cilët po kalonin pushimet verore në plazh.

Rio De Zhanero – Një dallgë e madhe në Rio De Zhanero ka krijuar panik të madh tek qindra pushues, teksa i ka ‘rrëmbyer’ përpara në breg, duke iu shkatërruar çadrat dhe gjithçka kishin.

Shumë prindër të shokuar u përpoqën të shpëtonin fëmijët dhe sendet, pasi vala e madhe pushtoi bregun dhe i tërhoqi mbrapsht.

Ndonëse ka zgjatur më pak se një minutë, ka shkaktuar shumë panik dhe kaos, duke shpërndarë të gjitha sendet e turistëve në të gjithë bregun.

Siç mund ta shihni edhe nga pamjet, dëgjohen ulërimat e pushuesve dhe shihet teksa ata vrapojnë për t’i shpëtuar dallgës. 

Please publish modules in offcanvas position.