Qeveria britanike, fond 2.1 miliardë paund për daljen nga BE

Kryeministri anglez, Boris Johnson, është i vendosur që ta shkëputë vendin nga BE-ja deri më 31 tetor. Për këtë ai ka krijuar një fond 2,1 miliardë paund që do të përdoret për sektorë të ndryshëm të ekonomisë, për aq kohë sa nuk ka dakordësi me palën europiane për Brexit.

Qeveria britanike do të shpenzojë 2,1 miliardë paund në rast se vendi shkëputet nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje paraprake.

Fondi do të shkojë për shtimin e forcave kufitare, përmirësimin e infrastrukturës së porteve detare, blerjen e medikamenteve shtesë dhe mbështetjen e bizneseve.
“Kanë mbetur 92 ditë nga data kur Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE-ja, dhe është thelbësore që të jemi gati,” u shpreh të mërkurën Ministri i Financave, Sazid Javid.

Opozita laburiste i cilësoi planet e qeverisë një harxhim të parave të taksapaguesve që mund të kishin shkuar për shkolla, spitale dhe ndihma për njerëzit.

Ai shtoi se e gjithë sasia do të kursehej nëse pala europiane bie dakord që të negociojë vendosjen e kufirit me Irlandën.
Këto tema, një ditë më parë, ishin edhe në fokusin e vizitës së kryeministrit, Boris Johnson, në Irlandën e Veriut.

Provinca angleze prej më shumë se dy vjetësh ka pezulluar punën e administratës qeverisëse për shkak të ndasive mes protestantëve që duan të jenë pjesë e Britanisë dhe katolikëve që duan bashkimin me Irlandën.

Kreu i qeverisë irlandeze është shprehur se realizimi i një Brexit pa marrëveshje do të ndiqej me zhvillime gjeopolitike edhe në vendin e tij.
Sipas zyrtarit irlandez, nuk përjashtohet mundësia që provinca angleze e Irlandës së Veriut t’i rikthehet Irlandës.

Please publish modules in offcanvas position.