Dy yjet e Hollivudit bashkohen për një tjetër serial

Aktorët e famshëm Silvester Stallon (Sylvester Stallone) dhe Dollf Llandgren (Dolph Lundgren), janë ribashkuar dhe do të punojnë së bashku në një serial të ri televiziv, për të cilin po interesohen ‘Fox’, ‘CBS’ dhe ‘NBC’.

Skenaristi është Ken Sanzëll (Ken Sanzel), i cili ka punuar edhe në serialin popullor “Number”.

Laundgren do të luajë agjentin e fshehtë në departamentin e sigurisë së Kombeve të Bashkuara dhe karakteri i tij është përshkruar si anëtar i ekipit ‘SWAT’, ku do të negociojë me pengmarrësin.

Stallone përmendet edhe si regjisor në këtë rast, – shkruan portali ‘Deadline’.

Prodhuesit ekzekutiv janë Toni Krënz (Tony Krantz), partneri i ‘Stallones’ në ‘Bilbo Productions Braden Aftergood’ dhe menaxherin e Lundgren, Kreig Bëumgarten (Craig Baumgarten).

Kujtojmë se Silvesteri dhe Dolfi së pari bashkëpunuan në “Rocky IV”, duke interpretuar rivalët Roki (Rocky) e Drago dhe më pas u takuan përsëri në “The Expendables”.

Në periudhën e fundit ata riprodhuan rolet e Rokit dhe Darlingut në filmin “Creed II”.

Dyshja hollivudiane janë miq edhe jashtë botës së filmit, teksa takohen herë pas here në ngjarje të ndryshme. /bulqiza.info/

Please publish modules in offcanvas position.