Dhuroi veshkën për t’i shpëtuar jetën, pse Selena Gomez nuk i flet më shoqes së fëmijërisë?

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të suksesshme si dhe më të përfolurat të momentit në ShBA dhe në mbarë botën.

Bukuroshja, dy vite më parë kishte bërë të ditur se mikesha e fëmijërisë, Francia Raisa, i kishte dhuruar veshkën dhe me këtë rast i kishte shpëtuar jetën.

Në foton e publikuar nga vetë Selena, dy vajzat shfaqeshin të shtrira në krevatet e spitalit, me duar shtrënguar me njëra-tjetrën dhe krahas pozës, këngëtarja e falënderoi duke thënë se do të ndihet borxhlie për tërë jetën.

Mirëpo pas këtij gjesti emocionues, Selena nuk i flet më shoqes, – pasi që sipas ‘radaronline’, – Francia i kishte tërhequr disa herë vërejtjen yllit që të bënte kujdes me shëndetin pas operacionit, por ajo s’ia kishte vënë veshin.

Pas operimit, Selena i kishte premtuar asaj se s’do ta tepronte me alkoolin, por nuk e kishte mbajtur fjalën dhe kjo ka bërë që dyshja pas një konflikti verbal, të ndërpresin edhe kontaktet mes tyre.

Ndryshe, Gomez është duke punuar në video projekte të reja muzikore si dhe po mban disa koncerte anekënd botës. /bulqiza.info/

Please publish modules in offcanvas position.