Obama: Të shmanget gjuha që ushqen frikë dhe urrejtje

Pas ngjarjeve tragjike këtë fundjavë në SHBA mbrëmë me deklaratë në Tuiter u prononcua edhe ish-presidenti amerikan Barak Obama.

Në kumtesën, edhe pse drejtpërdrejt nuk e përmend pasardhësin e tij, ai aludoi se më përgjegjës më ndarjet racore   dhe urrejtjen në vend është pikërisht presidenti Donald Tramp,

“Duhet të shmanget gjuha e cila përdoret nga cilido qoftë lider i ynë që i ushqen frikën dhe urrejtjen. Liderët të cilët i demonizojnë ata me ngjyrë tjetër të lëkurës apo bindin se të tjerët, duke i përfshirë edhe emigrantët, me kanosje për stilin tonë të jetesës, apo  drejtohen ndaj të tjerëve si ndaj njerëzve nga rangu më i ulët, apo lënë të kuptohet se Amerika i përket vetëm një lloji të papërcaktuar të njerëzve”, deklaroi Obama.

U shprehu ngushëllim viktimave në sulmet dhe familjarëve të tyre dhe theksoi se “asnjë vend tjetër  nuk ka të shtëna me frekuencë si këtu në SHBA. Asnjë tjetër i vend i zhvilluar toleron një armë të tillë të dhunës si e jona”.

Obama u dërgoi kritika atyre të cilat mendojnë se “ligjet më të ashpra për kontroll të mbajtjes së armëve nuk do t’i ndalojnë vrasjet”.

Obama paraprakisht disa herë ka thënë se i vjen kq se gjatë presidencës së tij nuk arriti të miratojë ligj për kontroll të armëve në SHBA.

Please publish modules in offcanvas position.