Loja e Erdoganit me Kurdët

Lirimi nga funksioni i kryetarëve kurd në lindje të Turqisë është manovër e presidentit turk Erdogan. Nacionalizmi depërton mirë tek votuesit. Nuk është hera e parë që Kurdët të jenë pion të Erdoganit.

Për votuesit kurd në lindje të Turqisë kjo ishte një grusht i fortë. Për qytetet Martin, Var dhe qyteti kryesor i kurdëve Diarbakir pushteti qendror nga Ankaraja kanë emëruar komisar të cilët do të marrin udhëheqjen nga ato. Vullneti i votuesve të cilët kanë zgjedhur kryetar pro-kurd nuk kanë peshë. Për të tre qytetet kryesisht të banuar me Kurd në zgjedhjet lokale më 31 mars është udhëhequr një garë e fortë. Në fund fitoi HDP pro-kurde me shumicë të qartë.  Megjithatë partia patjetër e kishte ti lëshonte kuvendet e qyteteve “ kemi dëshmi se kryetarët  mbajnë kontakte me organizatat terroriste dhe i përkrahin” ishte arsyetimi i Ministrisë për punë të brendshme të Turqisë.  Dëshmitë nuk u bënë publike. Shumë votues kurd dhe politikanët veprimin e përjetuan sikurse deklaroi zëdhënësi i partisë HDP si sulm ndaj demokracisë. Megjithatë kjo masë e qeverisë turke nuk ishte e pa pritshme. Presidenti turk para zgjedhjeve lokale shumë herë ka përmendur mundësinë  për emërimin e ushtruesve të përkohshëm të detyrës. Përveç kësaj nuk është asgjë e re njerëz të dërguar nga Ankaraja të qeverisin me qytete kurde. Nga 2016 në pothuajse 100 qytete kurde  kryetarët e zgjedhur dhe këshilltarët ishin zëvendësuar me më të dobët nga Ankaraja. Rreth 49 nga të zëvendësuarit deri më sot janë në paraburgim.

 

Mik dhe armik në radhë  

Presidenti turk  Rexhep Taip Erdogan është i njohur për pragmatizmin e tij. Kush është mik dhe kush nuk është po ndërrohen varësisht nga disponimi i situatës politikë. Posaçërisht Kurdët ishin keqpërdorur në manovrat politike të Erdoganit. Para vetëm dy muajve Kurdët në vend përjetuan  shumë trajtime të ndryshme.  

Votuesit kurd nga zgjedhjet lokale e këndej vlenin pë rata të cilët e ulin mbretin partia HDP nuk doli me kandidatin e vet në disa qytete dhe votuesit e saj i ftoi që ta mbështesin kandidatin e opozitës CHP. Pa mbështetjen e kurdëve analistët vlerësojnë se fitorja zgjedhore e CHP nuk do të ishte e mundur në disa vende turke. Kur komisioni zgjedhor turk kërkoi rivotim në Stamboll, partia e Erdoganit tentoi që në rrethin e dytë ti merr votat e Kurdëve. Në prag të zgjedhjeve të 23 qershor për herë të parë pas 20 viteve i ishte mundësuar kontakti me botën e jashtme të liderit të burgosur të partisë punëtore kurde PKK, Abdulla Oxhala i cili është ikonë për shumë kurd. Po ashtu më i çuditshëm ishte  veprimi i njërit nga kandidatët e AKP Binali Jyldirim. Në  zonën kurde Dijarbakik mbajti një fjalim në të cilën foli  në gjuhën kurde madje përdori edhe termin “Kurdistan” i cili zakonisht është tabu temë për një politikan qeveritar. Ato të cilët tentojnë të na ndajnë ose të na i prishin miqësitë do ti dënojmë  me gënjeshtra” ishin fjalët e ngrohta të Jildirimit për miqtë e tij.

Protestat në Dijarbakir pas shkarkimit të kryetarëve kurd

Loja e humbur

Të gjitha përpjekjet që të fitohen votat kurde ishin të çmendura, kurse plan ii Erdoganit nuk eci: edhe në zgjedhjet e dyta në Stamboll fitoi kandidati i opozitës Ekrem Imamoglu edhe atë më ndihmën e votuesve kurd. Pas kësaj Erdogan me politikën  e tij miqësore ndaj kurdëve rrezikon një betejë me partinë ultra nacionaliste partner e MHP si dhe humbjen e votave në zgjedhjet të përgjithshme/

Pas humbjes së zgjedhjeve, presidenti turk e ndryshoi kursin ndaj Kurdëve nga miqësor në nacionalist. Shkarkimi i kryetarëve  të tre qytete kurde është pjesë e ndryshimit të strategjisë së tij.

Kthimi për 180 shkallë në raport me politikën kurde- të paktën në të kaluarën është recept i suksesshëm në politikën e Erdoganit. Në zgjedhjet e parafundit në qershor 2015 partia qeveritare AKP patjetër e kishte të fitojë shumicën absolute që të mundet të instalojë një sistem presidencial/ Por edhe atëherë qeveria turke ishte e prekur nga votat e Kurdëve. Para zgjedhjeve parlamentare qeveria tre vite udhëhiqte bisedime të qeta me policinë kurde PKK qëllimi ishte më shumë të drejta për Kurdët. Por edhe atëherë edhe kjo politikë miqësore kah kurdët nuk rezultoi me ndonjë ndryshim të madh të disponimin e votuesve kurd para se gjithash id ha mbështetje partisë pro-kurde HDP e cila me 13 % u fut në parlament. AKP arriti rezultatin më të dobët në historinë e saj dhe menjëherë filloi përgjegjësia nga qeveria e Erdoganit. E cila i ndërpreu bisedimet me PKK retorika u bë më nacionaliste dhe menjëherë filloi operacioni ushtarakë kundër milicisë kurd në qytete në jug të vendit. Në zgjedhjet e parakohshme të njëjtin vit AKP sërish fitoi shumicën absolute.

Presidenti nën presion

 

Ka edhe një paralele: po ashtu  si në vitin 2015, Erdogan ishte nën presion- kriza ekonomike dhe e refugjatëve në masë të madhe e dëmtoi popullaritetin e qeverisë turke. Në zgjedhjet lokale AKP ishte  dënuar nga votuesit. Por është shumë pak e besueshme se kursi i ri nacionalist në llogari të Kurdëve edhe një herë  do ti sigurojë ekzistencën politike Erdoganit. Rrethanat  janë ndryshuar: përfaqësuesit e CHP ishin në mesin e të parëve të cilët e kritikuan shkarkimin e kryetarëve kurd në Van, Mardin dhe Dijarbakir. Ndihma e partisë kurde në zgjedhjet lokale nuk është harruar.

 linku:  https://www.dw.com/mk/%D0%B8%D0%B3%D1%80%D0%B0%D1%82%D0%B0-%D0%BD%D0%B0-%D0%B5%D1%80%D0%B4%D0%BE%D0%B3%D0%B0%D0%BD-%D1%81%D0%BE-%D0%BA%D1%83%D1%80%D0%B4%D0%B8%D1%82%D0%B5/a-50124452?fbclid=IwAR3ocYXd6Y-1CyY_j7lfCQMipcfL2y-7MEdbSE_jJgFTAd3H-3cs7WrGJo8

Please publish modules in offcanvas position.