Thirrje e organizatave ndërkombëtare të gazetarëve deri te Kombet e Bashkuara në lidhje me Turqinë

Nju Jork- 12 organizata ndërkombëtare të gazetarëve në një letër të përbashkët  i ftojnë  Kombet e Bashkuara  të ndërmarrin hapa “ që të kthehet liria e shprehjes dhe të  mbisundojë ligji”.

Grupet e gazetarëve nga Komisioni për të drejtat e njeriut kërkojnë që ti vihet fund “ politikës represive” ndaj lirisë së gazetarëve në Turqi në 42 Seancën e cila akoma po zgjat. Në kërkesë shprehet shqetësimi se qeveria turke vazhdon të bëjë presion ndaj mediumeve dhe shoqërisë civile, përfshi edhe dhjetra dënime me burg.

Në thirrjen e përbashkët thuhet se  “ Turqia të kthehet sërish në sundimin e mëparshëm të ligjit dhe të ndërpritet presioni ndaj medieve dhe shoqërisë civile”. Shihet se ka një presion të madh ndaj mediumeve dhe të punësuarve në këto medie, dhe se ka padi ndaj mediumeve dhe gazetarëve dhe mbylljen me dhunë të veb faqeve.

“ Ngadalë po humbet sundimi i ligjit në Turqi”

 Në tre vitet e fundit qeveria turke ka intensifikuar politikën represive ndaj zërave opozitar dhe që nuk pajtohen me politikën aktuale. Liria e shprehjes është zhdukur. Edhe pse gjendja e jashtëzakonshme ishte ndërprerë në korrik 2018, vazhdon presioni i qeverisë kundër mediumeve dhe shoqërisë civile. Pas tentimit për grusht shtet në 2016, 180 organizata mediale janë mbyllur.  

 Është penguar kyçja në mbi 220 mijë internet veb faqe. Janë burgosur më së paku 132 gazetar dhe punëtor mediale. Qindra gazetar vetëm pse janë gazetar ishin dënuar për terrorizëm pa ndonjë argument.

 Javën e kaluar u shqiptuan dënimet e gjashtë gazetarëve që punojnë për gazetën Cumhuriyet.Në tre qytete në juglindje, kryetarët e  opozitës u shkarkuan. Këshilli i KB për të Drejtat e Njeriut duhet t'i kërkojë Turqisë të tërhiqet   nga ky veprim dhe të kthejë sundimin e Ligjit dhe lirisë së mediumeve thuhet në kërkesën e organizatave ndërkombëtare të gazetarëve.

Këta janë organizatat ndërkombëtare për medium që kanë nënshkruar kërkesën e përbashkët deri te Këshilli për të drejtat e njeriut të KB: Shoqata ndërkombëtare për të drejtat e karikaturave, Komiteti për mbrojtjen e gazetarëve, Qendra evropiane për medium dhe lirisë së shtypit, Indeks i censurës, OBC Trans Evropa, Federata Evropiane e Gazetarëve, PEN Internacional, PEN Amerika, PEN Norvegjia, PEN Britania e Madhe, Pen Danimarka dhe PEN Gjermania.

Please publish modules in offcanvas position.