Fethullah Gylen shpreh ngushëllimet e tij për tërmetin që goditi Shqipërinë

Me një mesazh që mban datën 26 Nëntor, mendimtari dhe dijetari M.Fethullah Gylen shpreh ngushëllimet e tij për tërmetin që goditi Shqipërinë


Me hidhërim të thellë mësova për tërmetin që ka goditur Shqipërinë, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën dhjetëra njerëz dhe qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
U shpreh ngushëllimet e mia më të thella mbarë popullit shqiptar, veçanërisht atyre që kanë humbur njerëzit e tyre më të dashur gjatë tërmetit. I lutem Zotit, që t’u japë forcë skuadrave të kërkimit dhe të shpëtimit, që janë duke bërë çdo përpjekje për të shpëtuar njerëzit e mbetur nën rrënoja. Gjithashtu, i lutem Atij që t’u falë shërim sa më të shpejtë atyre që kanë mbetur të plagosur.
U bëj thirrje dhe i nxit të gjithë që t’u vijnë në ndihmë njerëzve të prekur nga tërmeti me çdo mundësi që kanë, që Shqipëria të kapërcejë e të marrë veten nga kjo ngjarje tragjike.

Please publish modules in offcanvas position.