Lexuesit dhe të lexuarit nëpër botë në objektivin e aparatit fotografik

Steve McCurry ka publikuar fotografitë e njerëzve të ndryshëm në 30 shtete të botës teksa lexojnë libër. Nga metalpunuesit në Serbi tek një klasë në Kashmir, këto fotografi tregojnë fuqinë e fjalës së shkruar.

“Lexuesit rrallë janë të vetmuar ose të mërzitur, sepse leximi është strehë dhe ndriçim”, shkruan Paul Theroux në parathënien e librit të ri të Steve McCurry. “Kjo urtësi është ndonjëherë e dukshme. Më duket se ka gjithmonë diçka që shkëlqen në fytyrën e një personi gjatë aktit të leximit. ”

Myanmar, 1994

Ky shkëlqim drite paraqitet gjatë gjithë librit, qoftë në kokën ulur të një gruaje në një muze në Itali apo në shprehjen e fytyrës së një shitësi rruge në Kabul. Gjatë 40 vjetëve të fundit, fotografi Magnum ka grumbulluar një koleksion të imazheve që tregojnë njerëzit e zhytyr në fjalën e shkruar.

Itali, Romë 1984

Mumbai, Indi, 1996

Fotot e McCurry përbëhen nga ato momente, shkëndija të njerëzve të zhytur në fjalën e shkruar, shumë prej tyre të pavetëdijshëm se ishin duke u fotografuar. Poeti zviceran, novelisti dhe piktori Hermann Hesse bëri një përshkrim të thellë të asaj që mund të jetë një përvojë e të provvuar nga të gjithë në esenë e tij “rreth leximit të librave” të shkruar në 1920. “Në orën kur imagjinata jonë dhe aftësia jonë për të lidhur gjërat janë në kulmin e tyre, në të vërtetë ne nuk lexojmë më atë që është e shtypur në letër, por notojmë në një lumë të impulseve dhe frymëzimeve që na vijnë nga ajo që jemi duke lexuar.”

Umbria, Itali, 2012

Kuvait, 1991

Në blogun e saj Maria Popova përshkruan rolet e ndryshme të leximit. “Për Kafkën, librat ishin ‘sëpata për detin e ngrirë brenda nesh’; për Carl Sagan, “provë se njerëzit janë të aftë për të punuar magjinë’; për James Baldwin, një mënyrë për të ndryshuar fatin tonë; për Neil Gaiman, mjeti për të zbuluar të vërtetat më të thella të njeriut; për laureaten polake të Nobel Wislawa Szymborska, kufiri ynë i fundit i lirisë. “Galileo, argumenton ajo,”e pa leximin si një mënyrë për të pasur fuqi mbinjerëzore”.

Kashmir, 1998

Sri Lanka, 1995

Theroux tregon se si ai u bë një lexues. “Shumica e lexuesve mund ta marrin dashurinë e tyre për librat duke dëgjuar tregime. Babai më lexonte mua dhe vëllezërve “Ishullin e thesarit” para gjumit, nëna na lexonte “Pesë vëllezërit kinezë”, serinë “Snipp, Snapp Snurr”, “Elefantin Soni” dhe shumë libra të Dr Seuss. Interesi im për botën u zgjua herët”.

Suri Tribe, Tulget, Omo Valley, Etiopia, 2013

Real Gabinete Português de Leitura, Rio de Janeiro, Brazil, 2014

Fotografitë janë gjithashtu një kujtesë se shumë njerëz në mbarë botën ende zgjedhin fjalën e printuar para një smartphone. Mbrapa në vitin 1930, Hesse argumentoi se “Ne nuk duhet të frikësohemi nga një e ardhmja e librit. Sa më shumë nevojat e caktuara për argëtim dhe edukim të plotësohen nga shpikje të tjera, aq më shumë libri do të fitojë përsëri në dinjitet dhe autoritet. Sepse edhe dehja më fëminore me progresin së shpejti do të jetë e detyruar të pranojë se shkrimi dhe librat kanë një funksion që është i përjetshëm.”

Kabul, Afganistan, 2002

Serbia, Jugosllavia, 1989

Hesse arriti në përfundimin: “Do të bëhet e qartë se formulimi me fjalë dhe dokumentimi i këtyre formulimeve përmes shkrimit nuk janë vetëm ndihma të rëndësishme, por në fakt mjeti i vetëm me të cilin njerëzimi mund të ketë një histori dhe një vetëdije të vazhdueshme të vetes.”

Nju Jork City, USA, 2015

Kuvait, 1991

Please publish modules in offcanvas position.