SHBA-ja planifikon të shpenzojnë 167 miliardë dollarë për armë bërthamore deri në vitin 2025

SHBA-ja planifikon të shpenzojnë 167 miliardë dollarë për armë bërthamore deri në vitin 2025

Pentagoni planifikon të kërkojë pothuajse 167 miliardë dollarë nga Kongresi i SHBA-së, si pjesë e planit pesëvjeçar për modernizimin dhe sigurim të armës bërthamore, bëri të ditur Blumbergu.

Sipas Agjencisë, Ministria amerikane e Mbrojtjes planifikon t’i rrisë shpenzimet për armë bërthamore në nivel vjetor. Sipas dokumenteve të Ministrisë, administrata e presidentit Donald Tramp planifikon të shpenzojë 28,9 miliardë dollarë amerikanë për programe ushtarake në vitin fiskal 2021 (nga 1 tetori i vitit 2020). Agjencia thekson se për vitin fiskal 2022, Pentagoni do të kërkojë 30 miliardë dollarë për modernizimin e armëve bërthamore, ndërsa për vitin fiskal 2023 – 33 miliardë dollarë. Deri në vitin fiskal 2024, shpenzimet e Ministrisë së Mbrojtjes, duhet të rriten deri në 37 miliardë dollarë, ndërsa deri në vitin 2025 deri në 38 miliardë dollarë.

Agjencia thekson se detajet për planin pesëvjeçar për modernizimin e armëve bërthamore do tÇi zbulojë ministri i Mbrojtjes Mark Esper, i cili sot do të flasë për buxhetin ushtarak para Dhomës Përfaqësuese.

Sipas Blumbergut, demokratët “kryesisht e mbështesin rritjen e shpenzimeve për armë bërthamore”.

Please publish modules in offcanvas position.