Dy personat e vdekur në Francë kanë pasur edhe sëmundje të tjera

Dy personat e vdekur në Francë kanë pasur edhe sëmundje të tjera

Në Francë nga fillimi i krizës me koronavirusin, janë konfirmuar 17 raste, 11 janë shëruar, 4 janë akoma në mjekim spitalor dhe dy persona e humbën jetën.

Dy personat e vdekur kanë vuajtur edhe prej “sëmundjeve të tjera”, njofton korrespondenti i MIA-s.

Këtë e konfirmoi doktori Erik Kozha, shef i servisit për sëmundje infektuese dhe tropikale në spitalin Pitie Salpetrier në Paris, ku një francez gjashtëdhjetëvjeçar i infektuar me koronavirusin e ri, vdiq natën e kaluar.

Specialisti u bën vërejtje autoriteteve se nuk e kanë qetësuar mjaftueshëm popullatën.

“Pse autoritetet shëndetësore nuk thonë se personat të cilët vdesin në Itali janë 80 vjeç me kancer dhe patologji të tjera. Edhe në Francë, pse, nuk insistojnë për faktin se dy personat e tjerë të vdekur kishin edhe sëmundje të tjera? Ekziston problem real në komunikim”, thotë ai. Sipas tij, Kovid-19 është edhe një koronavirus tjetër.

Please publish modules in offcanvas position.