Parlamenti iranian e ndërpreu punën për shkak të koronavirusit

Parlamenti iranian e ndërpreu punën për shkak të koronavirusit

Parlamenti iranian sot solli vendim për ndërprerje të punës për shkak të koronavirusit, informon zëdhënësi i kryesisë së Shtëpisë Ligjvënëse, Asadulla Abasi, i cituar nga agjencitë.

“Për shkak të përhapjes së virusit korona në vend presidiumi solli vendim që të mos mbahen seanca të parlamentit deri te një urdhër tjetër, i ndryshëm”, kumtoi ai.

Paraprakisht ishte kumtuar se disa deputetë iranianë janë infektuar me tipin e ri të virusit korona.

“Në lidhje me përhapjen e infektimit SHBA-ja ofroi ndihmë Iranit në luftën me virusin korona”, deklaroi sekretari shtetëror amerikan, Majk Pompeo.

Pompeo shprehu shqetësim nga mungesa e infrastrukturës shëndetësore solide dhe nga fakti se Teherani nuk i ndan informacionet e tij në lidhje me përhapjen e infeksionit.

Drejtoria për Kontroll të Llogarive të Huaja (OFAC) Ministrisë amerikane të Financave i dha leje për porositjen e medikamenteve dhe ushqimit për Iranin.