Ban Ki-mun është i gatshëm të inkuadrohet në negociatat për Sirinë, në qoftë se është e domosdoshme

Ban Ki-mun është i gatshëm të inkuadrohet në negociatat për Sirinë, në qoftë se është e domosdoshme

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Ban Ki-mun, është i gatshëm të inkuadrohet në negociatat paqesore për Sirinë, në qoftë se është e domosdoshme, deklaroi sot para gazetarëve në Nju-Jork zëdhënësi i tij Stefan Gjuzhariq, i cituar nga TASS.

Sipas tij, për momentin Ban nuk ka plane të tilla dhe rolin e ndërmjetësuesit në negociata e ushtron i dërguari i tij i posaçëm Stafan de Mistura.

"Por, nëse nevojitet që të inkuadrohet në to sekretari i përgjithshëm do ta bëjë këtë", tha Gjuzhariq.

Paraprakisht sot de Mistura konfirmoi se negociatat, të cilat duhej të fillojnë sot, anulohen për më 29 janar, sepse pjesëmarrësit kryesor - Qeveria siriane dhe opozita - ende mund t'i mënjanojnë të gjitha dallimet, ndërsa midis tyre dhe përbërjen e delegacioneve.