Hulumtim: Të rinjtë nuk janë aq rezistues në koronavirusin, sa besohej në fillim

Të dhënat e fundit nga Evropa dhe SHBA-ja, tregojnë se personat e rritur, nuk janë aq të rezistueshëm ndaj tipit të ri të koronavirusit, siç mendohej fillimisht.

Sipas të dhënave të kompanisë Statista, pothuaj një e katërta prej rreth 28.000 të infektuarve në Itali, janë të moshës prej 19 deri 50 vjeçarë, transmeton Blumberg.

Të dhënat e Qendrës amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve, tregojnë se prej rreth 2.500 të infektuarve – 705 janë të moshës prej 20 deri 44 vjeçar. Prej tyre, mes 15 dhe 20 për qind janë hospitalizuar, ndërsa për katër për qind nevojitet kujdes intensiv.

Nga ana tjetër, i vogël është numri i të rinjëve, të cilët kanë vdekur nga pasojat e KOVID-19.

Të dhënat e para nga Kina, ku për herë të parë u paraqit epidemia, treguan se grupmosha më e prekshme janë personat e vjetër dhe ata me probleme kronike shëndetësore.

Please publish modules in offcanvas position.