Putin: Turqia bëri gabim të madh me rrëzimin e aeroplanit ushtarak rus

Putin: Turqia bëri gabim të madh me rrëzimin e aeroplanit ushtarak rus

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin sot deklaroi se Turqia ka bërë një gabim të madh me rrëzimin e aeroplanit rus Su-24.

Ai shtoi se reagimi i Rusisë në këtë incident ishte më se i rezervuar.

"Ne besojmë se qeveria turke bëri një gabim të madh, dhe pastaj njerëzit që ata i mbronin e vranë pilotin. Reagimi jonë për këtë krim ishte më se i përmbajtur", theksoi Putin.

Turqia e rrëzoi aeroplanin ushtarak rus në 24 nëntor për shkelje të hapësirës ajrore të Turqisë. Rusia ka mohuar se aeroplani ka hyrë në hapësirën ajrore turke. Putin atëherë incidentin e vlerësoi si "thikë në shpinë nga ana e atyre që mbështesin terroristët".

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.