OBSH: Izolimi nuk është i mjaftueshëm që të mposhtet koronavirusi

Shtetet nuk munden thjeshtë t’i izolojnë banorët e tyre për të mposhtur koronavirusin e ri, tha sot eksperti i për gjendje të jashtëzakonshme pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Majk Rajan. Ai theksoi se janë të nevojshme masa për të mbrojtur shëndetin publik në mënyrë që të shmanget përsëritja e epidemisë më vonë.

“Ajo që ne me të vërtetë duhet të përqendrohemi është të gjejmë të sëmurët, ata që kanë virus, t’i izolojmë ata, si dhe të gjejmë njerëzit që kanë qenë në kontakt me ta dhe t’i izolojnë”, tha Rajan për emisionin Endrju Mar Shou në BBC.

“Kur do të hiqen kufizimet për lëvizje dhe izolim, ekziston rrezik real i përsëritjes së sëmundjes,” tha Rajan.

Pjesa më e madhe e Evropës dhe SHBA-së e kanë ndjekur shembullin e Kinës dhe të vendeve të tjera të Azisë dhe kanë vendosur kufizime drastike në luftën kundër koronavirusit, pjesa më e madhe e punonjësve duhet të punojnë nga shtëpitë e tyre, ndërsa shkollat, baret, restorantet dhe qendrat e fitnesit janë të mbyllura.

Rajan tha se Kina, Singapori dhe Koreja e Jugut, të cilat kombinojnë kufizime me testimin e rreptë të testimit të çdo personi për të cilin dyshohet se është i infektuar, dhanë një shembull për Evropën, e cila tani është bërë epiqendra e infeksionit.

“Pasi që do ta shkatërrojmë përhapjen e infeksionit, do të duhet të luftojmë kundër virusit”, tha Rajan.

Ai gjithashtu potencoi se disa vaksina janë duke u zhvilluar, por vetëm njëra ka filluar me në SHBA. I pyetur se sa do të zgjasë para se vaksina të jetë në dispozicion në Mbretërinë e Bashkuar, ai tha se njerëzit duhet të jenë realistë.

Duhet të jemi plotësisht të bindur që vaksinat janë të sigurta dhe për këtë do të nevojite të paktën një vit”, potencoi eksperti i OBSH-së.

Please publish modules in offcanvas position.