Rojters: BE-ja do të fillojë bisedime me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë këtë javë

Agjencia Rojters duke iu referuar burimeve të saj shkruan se në projekt konkluzionin e fundit është marrë vendim për fillim të bisedimeve për anëtarësim të Shkupit dhe Tiranës, njofton korrespodenti i MEDIAL-s nga Brukseli.

“BE-ja do të fillojë negociata aderuese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sipas projekt-vendimit unanim të 27-të vendeve-anëtare dhe duhet të finalizohet këtë javë”, shkruan Rojters.

Siç njoftoi MEDIAL javën e kaluar, takimi i fundit në nivel të ambasadorëve ka dhënë rezultate pozitive, por kishte mbetur kontesti i pazgjidhur midis Greqisë dhe Shqipërisë

Diplomatët në Bruksel janë optimistë se ky kontekst mund të tejkalohet dhe se gjatë kësaj  jave mund të merret vendim pozitiv, edhe pse askush nuk dëshiron të nxitojë në përfundime derisa nuk zyrtarizohet vendimi.

Mbeten edhe të panjohurat procedurale, siç është formati i mbledhjes së ministrave të jashtëm nesër në Bruksel dhe procesi i aprovimit të vendimit, nëse kuptohet ky vendim është pozitiv. .

Please publish modules in offcanvas position.