Londra dhe Madridi po përballen me shpërthim të coronavirusit

Madridi dhe Londra po përballen me shpërthime më të këqija të coronavirusit sesa Lombardia në Itali me vdekje që dyfishohen çdo dy ditë – por shkalla e vdekshmërisë së Nju Jorkut mund të arrijë në atë nivel që të tejkalojë të gjithë.

Siç shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi, një analizë e re e numrit të vdekjeve tregon se numri i viktimave në disa qytete është duke tejkaluar shpejt shkallën mesatare të vdekshmërisë të deritanishme.

Në Londër për shembull, shkruan Daily Mail, vdekjet dyfishohen çdo dy ditë, një ditë më shpejt se mesatarja në të gjithë Britaninë, tregon studimi i Financial Times.

Kostoja humanitare e pandemisë vazhdon të rritet globalisht pasi më shumë se 415,000 njerëz janë infektuar nga sëmundja vdekjeprurëse, dhe më shumë se 18,000 kanë gjetur vdekjen.

Lombardia, Itali, që zëvendësoi Wuhanin në Kinë, llogaritet si rajoni më i prekur keq në botë, me autoritetet në vendin evropian që njoftuan se 743 më shumë njerëz kishin vdekur në vend të martën, duke e çuar numrin e të vdekurve në 6.820.

Autoritetet italiane besojnë se disa nga masat kufizuese të marra mund të kenë filluar të kenë ndikim pasi infeksionet e reja të regjistruara zyrtarisht u rritën me vetëm tetë për qind, me të njëjtën përqindje rritje si e hëna – niveli më i ulët që kur Italia regjistroi vdekjen e saj të parë më 21 shkurt.

Please publish modules in offcanvas position.