Të paktën 23 njerëz e kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra janë plagosur në sulmin e sotëm vetëvrasës në qytetin sirian Alepo.
Sulmi është kryer me kamion-bombë në pikën kontrolluese të kontrolluar nga grupi islamik Ahrar al Sham.
Parashihet se midis të vdekurve janë edhe katër komandantë të Ahrar al Sham (Lëvizja islamike e njerëzve të lirë në Siri).
Ahrar al Sham ende nuk ka reaguar për sulmin.