Takim i jashtëzakonshëm i liderëve të BE-së dhe PE-së për Kovid-19 dhe Ballkanin Perëndimor

Liderët e Bashkimit Evropian dhe të Parlamentit Evropian nesër do të mbajnë video-konferencë të jashtëzakonshme në të cilën do të shqyrtohen masat e përbashkëta evropiane në luftën kundër koronavirusit të ri dhe pasojat nga pandemia ndaj shoqërisë dhe ekonomisë.

Liderët e BE-së nesër duhet ta konfirmojnë edhe vendimin e Këshillit të BE-së për hapjen e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.

Për nesër në orën 10:00 sipas kohës lokale është planifikuar të fillojë edhe seanca e jashtëzakonshme plenare e PE-së, ndërsa deputetët do të mund të përfshihen nga shtëpia.

Please publish modules in offcanvas position.